Ushqime të shëndetshme që pastrojnë trupin nga parazitët

Shëndetësia

Ushqime të shëndetshme që pastrojnë trupin nga parazitët

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 17:59
Hudhrat

Lëngu i limonit– Limoni është një burim shumë i mirë i vitaminës C, e cila njihet gjerësisht si detoksifikuese dhe si përbërës që djeg dhjamin. Dr. Frank Lipman këshillon që të pini një gotë lëng ujë me limon çdo mëngjes, pasi ndihmon në procesin e tretjes.

Perimet me gjethe jeshile – Këto perime mund t’i konsumoni në mënyra nga më të ndryshmet, të pagatuara, të ziera, të bëra lëng etj. Ato rrisin nivelin e klorofilit në sistemin tretës, që ndihmon trupin në nxjerrjen jashtë të lëndëve toksike.

Frutat e freskëta – Ato janë shumë të pasura në vitamina, antioksidantë, fibra dhe në shumë përbërës mjaftë të nevojshëm në pasjen e një organizmi të shëndetshëm.

Lulelakra – Ajo është një perime që përgjithësisht, në shumë kultura, konsumohet më së shumti gjatë periudhës së fundvitit, ku simbolizon fatin dhe mbarësinë, por jo vetëm kaq. Lulelakra është një ushqim që shërben si një pastrues shumë i mirë i mëlçisë. Këshillohet që ajo të përzihet me mollë dhe arra.

Rrepat\panxhari – Fibrat që ndodhen te rrepat rrisin prodhimin e enzimave antioksiduese që ndodhen në mëlçi, dhe që ndihmojnë që mëlçia dhe fshikëza të jenë të shëndetshme.

Hudhrat dhe xhenxhefili – Ato janë shumë të shëndetshme për mëlçinë, sepse ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira, të cilat janë shumë të dëmshme.

Çaji jeshil, është shumë i mirë për të pasur një mëlçi sa më të pastër dhe të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat