Mjekët: Menstruacionet po çojnë mijëra femra drejt depresionit

Shëndetësia

Mjekët: Menstruacionet po çojnë mijëra femra drejt depresionit

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:43
ilustrim

Një studim i fundit po trondit gratë nga mbarë bota dhe ka alarmuar mjekët për një cështje të lënë shumë pas dore.

Për shkak të menstruacioneve një milion gra britanike mund të vuajnë nga gjendje nervore ekstreme, e cila mund të shkaktojë psikozë dhe depresion të rëndë, ka paralajmëruar një gjinekolog i lartë britanik.

Nick Panay, ekspert gjinekologjik në Chelsea dhe Profesor i Gjinekologjisë në ‘Imperial College’ në Londër, tha se kjo gjendje do të thotë që gratë mund të përjetojnë halucinacione, depresion dhe psikozë.

Por pavarëshisht kësaj ai tha për “The Independent” se kjo nuk është duke marrë seriozisht nga profesionistët mjekësor , të cilët ende po e trajtojnë si tabu shëndetin mendor ne keto periudha.

Panay thotë se çrregullimet pre-menstruale ka qenë tradicionalisht te mënjanuara dhe shpjegon se gjendja “është shkaktuar nga ndryshimet hormonale tek gratë që kanë një dobësi gjenetike”.

“Me shqetësuese janë simptomat psikologjike dhe fizike. Simptomat psikologjike të tilla si ndryshimet humor, nervozizëm dhe humbje të besimit janë veçanërisht shqetësuese, duke çuar në vështirësi në funksionimin në marrëdhëniet personale, shoqërore dhe profesionale.”, thotë ai.

Ai vlerëson se “pesë deri në 10 për qind të femrave përjetojnë këtë gjendje, dhe janë deri në një milion viktima ndodhen vetëm në Britani të Madhe.”

Megjithatë, pavarësisht se sa e zakonshme është gjendja, është diskutuar rrallë dhe studentët e mjekësisë marrin pak ose aspak trajnim mbi këtë çështje, ndërsa hulumtimet akademike janë të pamjaftueshme.

Simptomat e para fillojnë në pubertet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat