Pse grate kineze nuk vuajne nga kanceri i gjirit?

Shëndetësia

Pse grate kineze nuk vuajne nga kanceri i gjirit?

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 19:32
ilustrim

Në vitin 1987, në moshën 42 vjeçare, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit. Diagnoza gjithashtu sugjeronte se karriera e saj do të përfundonte së shpejti. Por Jane ishte e vendosur të bënte maksimumin e saj për të luftuar kancerin.

Gjëja e parë që bëri ishte ndryshimi i stilit të jetesës. Kjo përfshinte një regjim dietik specifik. Ishte pikërisht ky regjim që përmirësoi shëndetin dhe mirëqenien  e saj. Sot ajo ndan përvojën e saj personale me gra në të gjithë botën në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin mbi mënyrat alternative të luftimit të kancerit të gjirit.

Në kohën kur ajo u diagnostikuar me kancer, bashkëshorti i saj, edhe ai shkencëtar, ndodhej për punë në Kinë. Me ndihmën e kolegëve të tij, ai filloi të hulumtonte pse normat e kancerit të gjirit ishin aq të ulëta në popullatën e grave kineze. Në fund të hulumtimit të tij ai mbërriti në një metodë për luftimin e kancerit, të cilën ja sugjeroi menjëherë gruas së tij. Kjo metodë, e cila rezultoi të ishte e dobishme, është bërë tashmë publike. Shumë njerëz e shohin atë si kontroverse, megjithatë çdo kush ka të drejtë të zgjedhë vetë trajtimin ndaj sëmundjes së kancerit.

Historia e Jane

Jane mori shumë mbështetje  në formën e letrave dhe kartolinave nga koleget e saj kineze. Dhe në një pikë të caktuar ajo filloi të pyeste veten pse tek gratë kineze, rrallë zhvillohej një formë e tillë kanceri. Ajo filloi të bënte vetë një hulumtim për këtë. Ajo zbuloi se vetëm 14% të kalorive në dietën tipike kineze ishin yndyra, krahasuar me 36% të tyre në dietën perëndimore.

Megjithatë, dieta e Jane para se të diagnostikohej me kancer ishte e lartë në fibra dhe e ulët në yndyra, duke e eliminuar yndyrën si shkaktar të shfaqjes së kancerit.

Më tej në hulumtimin e saj ajo zbuloi se kinezët nuk i konsumojnë produktet e qumështit, duke u befasuar. Kur pyeti koleget kineze se pse nuk hanin djathë apo pinin qumësht, iu përgjigjën se qumështi është për bebet. Ajo kujton gjithashtu se nuk njihte asnjë grua kineze që ushqente fëmijën me qumësht lope ose produkte qumështi.

Kjo gjë e shty atë të thellojë akoma më tej hulumtimin e saj i cili e çoi në një tjetër zbulim shokues: 70% e popullsisë së botës është intolerante ndaj laktozës. Gjithashtu, qumështi mund të shkaktojë shumë alergji. Dhe më shokuesja sipas saj, është se nuticionistët e bëjnë njërin sy qorr rreth këtij fakti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat