16 vjeçari gjen kurën për kancer

Shëndetësia

16 vjeçari gjen kurën për kancer

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 10:56
Krtin Nithiyanandam

Një djalosh 16 vjeçar ka thënë që ka gjetur shërimin për një nga format më agresive të kancerit.

Krtin Nithiyanandam nga Epsom, Surrey, beson që ka gjetur mënyrën përmes të cilës forma më e rëndë e kancerit të gjirit mund t’ju përgjigjet trajtimeve mjekësore.

Adoleshenti në fjalë, i cili fitoi çmimit nga Google në Panairin e Shkencës në vitin 2015 pasi që krijoi një formë testuese që mund të kap shenjat e hershme të sëmundjes së Alzheimer, ka punuar për terapinë kundër kancerit në laboratorin në shkollën e tij.

“Shumica e formave të kancerit kanë receptorët në sipërfaqe gjë që e bën të mundur ndikim nga ilaçet si Tamoxifen, mirëpo forma më e rëndë e kancerit të gjirit (kanceri i trefishtë) nuk i ka këta receptorë andaj ilaçet nuk funksionojnë. Qëllimi është që të rikthejmë kancerin në fazën ku mund të trajtohet” ka thënë Krtin.

“Proteinat ID4 ndalon qelizat kancerogjene që diferencohen/ndryshojnë, në një formë ku shumohen dhe rriten shumë ngadalë, andaj ID4 duhet të bllokohen në mënyrë që qelizat kancerogjene të ndryshojnë.”

“Kam gjetur një mënyrë që të qetësoj gjenet të cilat prodhojnë ID4 në mënyrë që kanceri të rikthehet në një formë më pak të rrezikshme” ka përfunduar Krtin.
Ai tani po shpreson që të tërheq interesimin e komuniteti shkencorë që të zhvilloj më tutje punën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat