Mungesa e gjumit shkakton kancerin e gjirit

Shëndetësia

Mungesa e gjumit shkakton kancerin e gjirit

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 22:03
Ilustrim

Mungesa e gjumit rrit rrezikun e kancerit të gjirit, paralajmëron një studim i ri.

Melatonini, një hormon i prodhuar nga truri që na shkakton lodhjen, shtyp tumoret nga rritja, sipas një studimi në Universitetin e Shtetit në Michigan.

Mungesa e gjumit zvogëlon sasinë e melatoninit në trupin tonë. Kjo nënkupton që personat që punojnë gjatë natës vejnë veten në rrezik më së shumti, paralajmëron studimi.

Përderisa plakemi, ne natyrisht prodhojmë më pak. Disa të moshuar prodhojnë sasi shumë të vogla të saj apo aspak.

Marrja e ilaçeve për të fjetur apo për të luftuar pagjumësinë është e sigurt në doza të vogla, por ka efekte anësore, të cilat kryesisht ndikojnë në shtypjen e gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat