10 cilësi që ju bëjnë më pak tërheqës

Life style

10 cilësi që ju bëjnë më pak tërheqës

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 17:52
Ilustrim

Kërkime të ndërmarra nga ekspertë në vende të ndryshme kanë dëshmuar se disa cilësi personale na bëjnë me pak tërheqës në sytë e të tjerëve.

Ja 10 nga këto cilësi, të shoqëruara me ilustrime, të cilat bëni mirë t’i mbani mend e t’i korrigjoni nëse doni që të tjerët të mos iu shohin ndryshe.

1.Stresi
Në vitin 2013, revista ‘Biology Letters’ publikoi disa të dhëna që tregonin se femrat që kanë nivel më të lartë të hormonit të stresit, kortisol në trupin e tyre, janë më pak tërheqëse se meshkujt.

2.Pandershmëria
Sipas studimeve, gënjeshtra shihet si një nga cilësitë më pak të këndshme që mund të ketë një person. Dhe kjo vlen edhe për gënjeshtrat më të vogla.

3.Mungesa e gjumit
Në 2010, shkencëtarët nga Suedia provuan se sa më pak gjumë të flejë një person, aq më pak tërheqës është ai në sytë  e të tjerëve.

4.Të qenurit i keq
Një studim i zhvilluar në Kinë në 2014 përfshiu një grup vullnetarësh të realizonin në seri fotografish të njerëzve me mimikë neutrale, por me kushtin që emocionet e tyre të përshkruheshin në mënyrë të larmishme poshtë secilës foto. U zbulua se njerëzit që përshkruheshin si të këqij, u klasifikuan si më pak tërheqës.

5.Gjuhë trupore e kontraktuar
Akademikë nga 4 universitete në SHBA kanë mbërritur në konkluzionin se krahët e kryqëzuara, shpatullat e ulura dhe në tërësi mungesa e gjuhës trupore, i bën njerëzit të mërzitshëm.

6.Përtacia
Specialistë të Universitetit të Wisconsin dhe New York kanë provuar se njerëzit dembelë shihen si shumë të mërzitshëm nga të tjerët përreth.

7.Fytyrë shumë e lumtur
Në 2011, kërkues nga universiteti i ‘British Columbia’ zbuluan se femrat nuk i durojnë dot meshkujt që qeshin më shumë seç duhet.

8.Krenaria e tepruar
Studimi i mësipërm ka përcaktuar gjithashtu se femrat me sens të tepruar krenarie nuk janë fare tërheqëse për meshkujt.

9.Aromë e ngjashme
Universiteti i New Mexico ka zbuluar se njerëzit që kanë aromë të ngjashme nuk e tërheqin njeri-tjetrin, pasi kjo në mënyrë të pavetëdijshme i bën ata të mendojnë se janë të afërt.

10.Mungesa e sensit të humorit
Psikologët në universitetin Ulster kanë arritur në konkluzion se pavarësisht nga gjinia, njerëzit që nuk kanë sens humori janë më pak tërheqës për të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat