Arsyet kryesore përse duhet të vrapojmë në plazh

Shëndetësia

Arsyet kryesore përse duhet të vrapojmë në plazh

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 15:09
Ilustrim

Jemi në kulmin e sezonit të verës dhe jemi të sigurtë që as 500 metra nuk keni vrapuar në plazh. Nëse dikur të dilje për vrap në mëngjes në palzh ishtë "cool" tani duket se është turp.

Njerëzit i sheh vetëm të shtrirë në shezlonge, në bar duke shijuar koktejlet e verës dhe ... kaq ! Asnjë nuk merr mundimin të ushtrohet në mëngjes ose pasditeve kur dielli perëndon. Studiuesit na këshillojnë t'i kthehemi këtij hobi pasi vrapi në plazh na ofron përfitime të shumta shëndetësore. 


1. Nuk është njësoj vrapi i pistës me atë të rërës. 
Sipas Dr Thierry M. Lejeune në St. Luke’s University Clinics në Belgjikë të vraposh në rërë kërkon 1.6 herë më shumë energji sesa vrapi në pistë. Kjo përkthehet në më shumë kalori të djegura dhe një tonifikim trupi në një kohë më të shkurtër. Vrapi në plazh ofron një stërvitje më të plotë në një kohe me të shkurtër


2. Vrapi në rërë nuk lëndon nyjet dhe artikulacionet
Vrapi në kushtet normale shpesh herë shkakton lëndime në nyje dhe gjunj, por një nga përfitimet e vrapit në plazh ka të bëjë pikërisht me relaksimin e artikulacioneve. Duke qenë se terreni në plazh është më i butë takimi i këmbëve me tokën shoqërohet me më pak dhimbje.


3. Vrapimi në rërë përmirëson ekuilibrin tuaj.

Këtu janë disa këshilla:

Vraponi në rërë të lagësht
Vishni gjithnjë atlete të përshtatshme
Lyhuni me krem mbrojtës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat