Ndalja e teshtimës mund të jetë vdekjeprurëse

Shëndetësia

Ndalja e teshtimës mund të jetë vdekjeprurëse

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 13:07
Ilustrim

Nëse ndalim teshtimën, ky presion kthehet në ndonjë pjesë tjetër të trupit që mund ta dëmtojë, tregojnë studimet e fundit.

Procesi i teshtitjes tek njerëzit është njëri nga mekanizmat mbrojtës të trupit, ku përmes tij njeriu nxjerrë bakteret dhe viruset nga hunda. Ndalja e teshtitjes mund të shkaktojë dëmtimin e diafragmës, kurse në rastin më të keq vjen deri te goditja në tru, e cila mund të jetë vdekjeprurëse, shkruan Noa.

Ky është një refleks i fortë dhe mund të shkaktojë dëmtimin e daulles së veshit si dhe mund të rrisë presionin pas mollëzave të syrit, kështu që mund të plasin kapilarët në sy, shpjegon mjeku njujorkez Erich Vogt për “Business Insider”.

Ndalja e teshtitjes mund të ndikojë edhe në humbjen e dëgjimit dhe të shkaktojë marramendje të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat