Lëvorja e bananes, aleatja e bukurisë

Shëndetësia

Lëvorja e bananes, aleatja e bukurisë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 10:09
ilustrim

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për vetitë e mëdha shëndetsore që kemi falë konsumimit tëbananes. Madje vetitë e saj kuruese tashmë dhe në në përbërjen e maskave të ndryshme ushqyese për fytyrën, flokët, trupin etj.

Por vetitë e mëdha kuruese të bananes nuk mbarojnë me kaq. Lëvorja e bananesluan disa funksione shumë të rëndësishme shëndetsore dhe estetike nëse përdoret sic duhet.

Ja disa funksione të lëvores së bananes:

Fërkojini dhëmbët tuaj me lëvoren e bananes për gati një minutë, përsëriteni këtë procedurë për një javë. Në fund do ta zbuloni se ajo do t’i zbardhë dhëmbët tuaj, e që po të shkoni tek dentisti të kushton me shtrenjtë dhe sigurisht nuk do të jetë natyrale si kjo.

Lëvorja e bananes ndihmon në eliminimin e lythave. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është duke e fërkuar vendin e ndodhjes së lythave për gjatë natës. Kjo është ndër metodat më të mira për ta shfrytëzuar atë për lëkurën tuaj.

Gjithashtu, me lëvoren e bananes ju mund të masazhoni fytyrën tuaj për pesë minuta. Që të japë rezultatet e duhura është e nevojshme që ajo të përdoret për gati një javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat