10 veprime që duhet të shmangni gjatë kujdesit për flokët

Shëndetësia

10 veprime që duhet të shmangni gjatë kujdesit për flokët

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 13:24
Ilustrim

Bukuria përbëhet nga shumë gjëra, por të mbajturit flokët në një mënyrë të shëndetshme luan një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një pamjeje unike dhe tërheqëse.

Këtu do të shihni disa nga gabimet e zakonshme që bëjnë femrat kur mundohen të kujdesen për të krijuar flokët e ëndrrave të tyre:

Gabimi nr.1 : Zgjedhja e shampos së gabuar

Zgjedhja e shampos tuaj është e rëndësishme për kujdesin e flokëve. Për të shmangur pasoja të dëmshme, sigurohuni që shampo juaj i përshtatet llojit të flokëve tuaj.

Gabimi nr.2 : Larja e flokëve tuaja shpesh apo jo mjaftueshëm

Shpeshtësia e rekomanduar varet nga faktorë të veçantë, të tillë si p.sh. lloji juaj i flokëve dhe cilësia e ujit që ju jeni duke e përdorur. Nëse flokët tuaja janë të yndyrshme, është e këshillueshme që t’i lani flokët tuaj një herë në çdo 1-2 ditë.

Gabimi nr.3 : Përdorja e shampos në mënyrë jo të duhur

Krihni flokët tuaja para larjes. Sasia e shampos që duhet të përdoret varet nga gjatësia e flokëve tuaj. Kini kujdes mos përdorni shumë.
Vendosni shamponë mbi shuplakat tuaja, dhe fërkoji ato së bashku për të krijuar shkumë. Pastaj vendosni shamponë në rrënjët e flokëve tuaj. 
Përdorni lëvizje masazhuese, duke u siguruar që të prekni lëkurën vetëm me majën e gishtave tuaj të butë ( jo me thonjtë tuaj, për të shmangur gërvishtjet). Fërkoni kokën gjatë larjes - kjo është e dobishme për rrënjët e flokëve tuaj.

Gabimi nr.4 : Të harruarit e ushqyerjes së flokëve tuaja 

Flokët humbasin lagështinë shumë shpejt. Ju mund të përdorni zbutës të veçantë dhe maska për të zbutur këtë problem (sigurohuni që produktet që ju përdorni nuk janë të dëmshme për llojin tuaj të flokëve). Mënyra e saktë për të aplikuar balsamin është shpërndarja e tij përgjatë gjithë gjatësisë së flokëve. Maskat e flokëve - nuk duhet t’i përdorni më shpesh se një herë në javë.

Gabimi nr.5 : Temperatura e gabuar e ujit

Shumë njerëz përdorin ujë tepër të nxehtë për të larë flokët e tyre. Ky është një gabim i rëndë. Uji i nxehtë heq ngjyrën nga flokët tuaj dhe aktivizon prodhimin e yndyrës. Ju duhet të përdorni ujë të ngrohtë ose të vakët - kjo do të ndihmojë për të hequr papastërtitë, dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Është e mirë për të trajtuar flokët tuaj të laheni m e një dush të vakët ose të ftohtë - kjo do të stimulojë qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve dhe të bëj flokët tuaj të duken të butë dhe me shkëlqim.

Gabimi nr.6 : Tharja e flokëve me peshqir

Pasi keni larë flokët tuaj, fshiji ato butësisht nga rrënjët me një peshqir. Mos e lidhni peshqirin rreth kokës tuaj - kjo mund të dëmtojë flokët. Nëse jeni në nxitim thani flokët tuaj me një bluzë pambuku në vend të një peshqiri !

Gabimi nr.7: Përdorimi jo i duhur i tharësit të flokëve 

Merrni një shtojcë apo kokë dhe vendosni atë në tharësen tuaj të flokëve. Filloni tharjen e flokëve tuaja nga rrënjët deri tek fundi. 
Derisa flokët janë ende të lagura, është në rregull të mbani temperaturën e tharëses në maksimum. Por pastaj, pak nga pak, temperatura duhet të jetë ulet.

Gabimi nr.8 : Mos larja e krehrit tuaj

Krehri juaj ka nevojë të lahet në ujë të nxehtë të paktën një herë në javë. Por mos harroni edhe ta ndërroni!

Gabimi nr.9 : Lënja pas dore e prerjes së flokëve

Është shumë e rëndësishme që t’i preni flokët tuaja të paktën çdo dy muaj. Duke prerë fundin e flokëve apo majat ju parandaloni krijimin e majave të tjera.

Gabimi nr.10 : Të fjeturit me flokët e lëshuara

Nëse flokët tuaja janë mesatare apo të gjata, ju duhet t’i kapni (lidhni) para se të flini. Kjo do të parandalojë nga të bërit lëmsh dhe me dredha dhe si rezultat nuk do të keni nevojë të harxhoni shumë kohë duke u bërë gati në mëngjes!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat