Ja pse adoleshentët janë nervoz

Shëndetësia

Ja pse adoleshentët janë nervoz

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 10:11
Ilustrim

Sipas studimeve të fundit mungesa e gjumit është një ndër shkaktarët kryesor që zgjojnë agresivitetin tek rinjtë.

Bazuar në studime të kryera, mungesa e gjumit nuk është fajtor vetëm për agresivitetin tek të rinjtë, por edhe për problemet e shumta shëndetësore me të cilat përballen.

Ekspertët thonë se mungesa e gjumit shkakton probleme edhe me përqendrimin.

Në këtë studim, ekspertët kanë vlerësuar që plot 61% e adoleshentëve fle pak, vetëm 7 orë ose më pak çdo natë, gjatë javës. Gjithashtu, kërkuesit kanë vlerësuar që 40% e adoleshentëve ndihen “fajtorë” për sjellje agresive, sidomos ndaj bashkëmoshatarëve të tyre, në shkollë apo në lagje.

Specialistët kanë vënë në dukje që më agresivë janë pikërisht adoleshentët që flenë më pak orë sesa është e këshillueshme.

Sipas rekomandimeve, të rinjtë nga 14 deri në 17 vjeç duhet të flenë 8 deri në 10 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat