Çka po ngjan me FC Dritën?!

Futboll

Çka po ngjan me FC Dritën?!

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 6 korrik 2016 Në ora: 17:37
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Kur pothuajse të gjitha klubet e Superligës janë mobilizuar dhe kanë filluar parapërgatitjet, kanë bërë transfere dhe janë organizuar, kurse njëri nga klubet me traditë dhe renome në futbollin e Kosovës, as që ka lëvizur nga vendi, si duket prijësit e klubit më tepër janë të orientuar kah Kampionati Europian se kah vetë klubi. Kur të gjitha klubet tjera të Superligës kanë bërë lëvizje në sjelljen e përforcimeve, fillimin e parapërgatitjeve, FC Drita duket e heshtur, së paku askush nuk po din se çka po ndodhë me të. Tani pas pranimit në UEFA dhe FIFA, në vend se të organizohet më mirë, t’i kushtohet vëmendje edhe më e madhe klubit, të reagohet me kohë në sjelljen e përforcimeve të nevojshme, rikonstruktimi i kryesisë dhe planifikimi i vazhdimit të kampionatit të ri, ky klub si duket ende është në gjumë të thellë, duke mos e ditur se tash është krejtësisht një situatë tjetër pas pranimit dhe kërkohet shumë punë dhe dije për të i plotësuar të gjitha standardet dhe kriteret për garim. Koha po ecën dhe nuk pret, kurse çdo humbje kohë do t’i kushtojë vetë klubit, këtë më së paku e meriton ky klub me një traditë të madhe dhe një tifozeri që ia ka lakminë i gjithë rajoni dhe më larg. Apel kryesisë, që të këndellen, të shprehin seriozitetin më të madh ndaj klubit, futbollistëve dhe tifozerisë së gjerë, përndryshe përgjegjësia do të bie mbi ta, dhe këtë nuk do i falë as koha e as historia. FC Drita meriton më shumë, meriton të jetë aty ku edhe e ka vendin, të organizohet ashtu si duhet dhe të udhëhiqet nga njerëzit e duhur, sepse tani është koha dhe momenti që të shpërblehet mundi dhe sakrifica e sa e sa gjeneratave të këtij klubi, t’i kthehet nami dhe renomeja që ka patur dikur. FC Drita nuk mund të nëpërkëmbet nga askush këtë së paku nuk do të lejojmë ne gjeneratat e mëhershme që kem djersitur fanellën e këtij klubi dhe kem sakrifikuar shumë për këtë klub. Kryesi e nderuar, sa më shpejtë duhet të reflektoni, të organizoheni dhe klubi të vazhdojë rrugën krah klubeve tjera. Dihet që keni edhe vështirësitë rreth financimit ku këtu duhet të reflektojë edhe vetë komuna, por edhe të sillen sponsorë apo donatorë që do të ndihmonin funksionimin e klubit ashtu si duhet dhe siç kërkohet, përndryshe klubi nuk mund të ekzistojë nga dita në ditë. Krejt në fund, presim që ditët në vijim do të jenë të vrullshme në organizimin e klubit, sjelljen e përforcimeve të nevojshme dhe sponsorëve apo donatorëve, dhe FC Drita të marshoje drejtë kreut të tabelës në kampionatin e ri dhe këtij marshimi do t’i prijë armata e madhe e tifozerisë.

Autori është ish-futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish-gjyqtar i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat