Basketbolli i Kosovës pranë koshit, në njërën dorë të fejuarën në tjetrën topin

Basketboll

Basketbolli i Kosovës pranë koshit, në njërën dorë të fejuarën në tjetrën topin

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2016 Në ora: 11:22
Drilon Hajrizi me të fejuarën

Drilon Hajrizi po kalon ditët më të lumtura të tija në jetën private, njëkohësisht edhe sportive, sepse është nga basketbollistët më të shquar që ka Republika e Kosovës. Ai në shumë ndeshje ka qenë vendimtarë në sukseset e Pejës dhe tani përgatitet të jetë edhe më i mirë në petkun e kombëtares së Kosovës, e cila do të luajë në kualifikueset për EuroBasket 2017. Ai ditë më parë është fejuar me Hana Ajetin. Hajrizi ka bërë foto karakteristike pranë koshit, ku në njërën dorë e mban të fejuarën e në tjetrën topin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat