AAK e Pejës shënoi Ditën e Çlirimit me 5 shoqëritë e njohura të qytetit

Lajme

AAK e Pejës shënoi Ditën e Çlirimit me 5 shoqëritë e njohura të qytetit

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 09:24
AAK e Pejës shënoi Ditën e Çlirimit

SHKA ‘Sofra Pejane’, SHKA ‘Përparimi’, SHKA ‘Marigona’, Okteti ‘PEJA’ dhe SHKA ‘Halit Kasapolli’, ishin pjesë e koncertit festiv ‘I këndojmë Lirisë’, i ftuar dhe organizuar nga dega e AAK-së në Pejë.

Në atmosferë festive, në sallën e Kino-Teatrit ‘Jusuf Gërvalla’, për nderë të diitës së çlirimit të qytetit të Pejës, shoqëritë kryesore kulturo-artistike në Pejës, kanë shpalosur repertorin e zgjedhur me këngë popullore, epiko-lirike dhe patriotike.
Përpos këtyre 5 shoqërive, ditës së Lirisë i kënduan edhe këngëtari i njohur kosovar Ramadan Krasniqi – Dani, që u paraqit me këngë për ‘Haxhi Zekën’ dhe dueti Sinani me këngën ‘Djemve t’Pejës’.

“AAK në Pejë, në nderim të kësaj date, në nderim të veprës së dëshmorëve të kombit dhe në respekt e kujtim të intervenimit të NATO-së, si aleate e UÇK-së në luftën e popullit tonë për Liri, ka ftuar këtë koncert festiv në këtë datë me rëndësi. Publiku shpresojmë të jet’ kënaqur, ndërsa Shoqëritë kulturo-artistike që morën pjesë pa asnjë kompnesim, i falëndrojmë nga zemra.

 ‘Sofra Pejane’, Marigona’, Përparimi’, Okteti ‘Peja’, ‘Halit Kasapolli’, pastaj këngëtari ynë i njohur Dani, dueti Sinani, maestro Geza dhe shumë të tjerë, pa hezitim na janë përgjigjur, ku me profesionizmine treguar dhe zemrën plot art, kanë sjellur një atmosferë për tu pasur lakmi. 

Këto shoqëri me traditë shumëvjeçare, bashkë me shumë të tjera, janë bartëse të identitetit pejan, andaj si të tilla çdoherë duhet të kenë respekt dhe vend të posaçëm në trajtimin institucional ndaj tyre.”-ka thënë me këtë rast Naim Sahiti-kryetar i AAK-së në Pejë.

Në respekt të muajit të madhërishëm të Ramazanit, koncerti është zhvilluar në mbrëmje nga ora 21:00, ndërsa ka zgjatur përplot 65 minuta.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat