“Plisat” rrihen me tifozët polakë

Sporti

“Plisat” rrihen me tifozët polakë

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 11:09
Ilustrim

Tifo-grupi prishtinas, “Plisat”, është përfshirë në një përleshje me disa huliganë polakë, në orët e fundit të së martës, në Marseille.

Burime nga vendi i ngjarjes, tregojnë që njërit prej tifozëve polak iu është dhënë ndihma e shpejtë.

Më pas situata është qetësuar dhe nuk ka pasur më tensione.

Tifo-grupi prishtinas në orët e ardhshme pritet të publikojë në Facebook edhe pamje nga pëleshja.

Ju kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që “Plisat” kapen me tifozë polakë. Një gjë të tillë e kishin bërë edhe gjatë vitit të kaluar në Shqipëri, në ndeshjen Kukësi-Legia e Varshavës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat