UEFA gjobit Rusinë

Futboll

UEFA gjobit Rusinë

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 16:29
UEFA

Federata e Futbollit e Rusisë është gjobitur me 168,000 dollarë për shkak të dhunës së tifozëve në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro 2016, në Francë. Federata Evropiane e Futbollit – UEFA ka paralajmëruar po ashtu se kombëtarja ruse mund të përjashtohet nga turneu në rast të dhunës së mëtutjeshme. UEFA ka thënë se shkualifikimi do të hyjë në fuqi nëse “incidente të natyrës së ngjashme ndodhin brenda stadiumit” në ndonjërën nga ndeshjet e mbetura të Rusisë. Tifozët rusë janë përleshur me tifozët anglezë përpara ndeshjes së dy vendeve më 11 qershor në Marseille. Së paku 35 veta, shumica britanikë, janë plagosur në përleshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat