Pesë rastet që ndikuan që EULEX ta vazhdojë mandatin

Aktuale

Pesë rastet që ndikuan që EULEX ta vazhdojë mandatin

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 16:15
Gabriele Meucci

Shefi në largim i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, Gabriele Meucci, shprehet se janë disa ‘incidente’ të cilat ia kanë mbushur mendjen Brukselit se ende nuk janë pjekur kushtet që çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë t’u lihen në duar kosovarëve.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, Meucci tha se janë pesë raste që kanë të bëjnë me lirimin nga burgjet të tre ish- drejtuesve të UÇK-së në kohën kur Shërbimi Korrektues i Kosovës ka qenë nën vëzhgim strikt nga ana e EULEX-it.

“Pesë incidentet janë tre njerëz në burg duke vuajtur dënim definitiv, ata duhet të jenë në burg për shumë vite për krime lufte, mund të ishin dy ose tre prej tyre, tani nuk mund t’i kujtoj, komandantët e UÇK-së, dhe ata janë të lirë tani. Ministria e Drejtësisë kishte kërkuar që ata të lirohen për ‘arsye humanitare’.

Përveç kësaj janë edhe rastet tjera, si psh. rasti kur dy anëtarë të parlamentit që u dënuan me burg për krime lufte e neve na u desht shumë t’i bindim autoritetet që nëse ekziston një vendim i prerë atëherë ata persona duhet të shkojnë në burg dhe mos të presin në dhomat e pritjeve përgjithmonë”, tha Meucci duke iu referuar rasteve të dy ish- deputetëve të PDK-së, Rrustem Mustafa e Latif Gashi, të dënuar për krime lufte.

Meucci tha se EULEX duhet të ketë kompetenca ekzekutive në Kosovë edhe për dy vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat