Facebook do t’i fshijë fotot e juaja deri më 7 korrik

Teknologji

Facebook do t’i fshijë fotot e juaja deri më 7 korrik

Më: 13 qershor 2016 Në ora: 16:33
Ilustrim

Facebook i ka ‘kërcënuar’ përdoruesit se do t’i fshijë fotografitë e ngarkuara nga celularët në rrjetin social, nëse nuk e instalojnë aplikacionin e ri Moments.

Rrjeti social u ka dërguar nga një paralajmërim përdoruesve, duke iu thënë se fotografitë që janë sinkronizuar në mënyrë private nga celularët e tyre në profilet e tyre online, do të humbin.

Facebook ka njoftuar se nëse përdoruesit nuk e shkarkojnë këtë aplikacion deri më 7 korrik, fotografitë do të fshihen.

Ky ndryshim do t’i prekë të gjitha ato fotografi që janë ngarkuar në rrjetin social në mënyrë private, përmes veçorisë së sinkronizimit automatik.

Përdoruesit mund t’i transferojnë fotografitë e tyre duke përdorur aplikacionin Moments ose duke i shkarkuar ato.

Por, kjo lëvizje nga Facebook ka ngjallur shumë kritika në mesin e përdoruesve, të cilët thonë se rrjeti social po tregon një qasje të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat