Trump e përsërit thirrjen për ndalesën e hyrjes së myslimanëve në SHBA

Amerika

Trump e përsërit thirrjen për ndalesën e hyrjes së myslimanëve në SHBA

Më: 13 qershor 2016 Në ora: 08:31
Donald Trump

Kandidati republikan për president, Donald Trump, i cili praktikisht e ka siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale amerikane, duke komentuar sulmin më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara, është shprehur në mënyrë agresive ndaj lideërve të Partisë Demokratike dhe myslimanëve.

Zoti Trump, i cili më parë pat propozuar ndalesë të përkohshme të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, dje i është kthyer këtij propozimi, disa orë pasi 50 vetë u vranë nga një person i armatosur në një klub homoseksual të natëss në Orlando të Floridës.

Në rrjetin Twitter ai ka shkruar se ka pasur të drejtë me vërejtjet e tij për “terrorizmin radikal islamik”.

Mëtutje ai ka theksuar se “Ajo që ka ndodhur në Orlando është vetëm fillim. Udhëheqja jonë është e butë dhe joefektive. Unë kanë kërkuar ndalesën. Duhet të jetë ashpër”.

Trump i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, të paraqes dorëheqje dhe që Hillary Clinton të tërhiqet nga gara për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat