Gianni De Biasi kritikon Lorik Canën

Futboll

Gianni De Biasi kritikon Lorik Canën

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 22:18
Lorik Cana - Gianni De Biasi

Trajneri I Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka thënë se kartoni i kuq për kapitenin, Lorik Cana, ishte i merituar, sepse, siç ka pohuar De Biasi, Cana ishte rrëmbyer shumë nga evenimenti.

De Biasi ka thënë po ashtu se në kartonin e parë të verdh Cana është dashur të tregohet më këmbëngulës me referin dhe ta evitonte kartonin, gjë që nuk ndodhi.

Cana më pas, duke dashur ta evitojë një mundësi ideale të Haris Seferoviq-it, preku topin me dorë dhe kështu mori edhe kartonin e dytë të verdh, për t’u përjashtuar në lojën e parë të këtij niveli në karrierën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat