Kotzias: Shqipëria ta harroj se mund të ndryshojë kufijtë

Shqipëria

Kotzias: Shqipëria ta harroj se mund të ndryshojë kufijtë

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 11:53
Nikos Kotzias

Shqipëria ta harroj se mund të ndryshojë kufijtë!”. Është kjo deklarata e ministrit të Jashtëm grek,thënë për televizionin “ALPHA”, pas vizitës dy ditore në Tiranë.

I pyetur për çështjen e çamëve dhe për atë që u diskutua në takimet që zhvilloi në kryeqytetin shqiptar, Nikos Kotzias i qëndroi sërish deklaratave se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët gjerman kundër grekëve.

“Shqipëria është pjesë e Marrëveshjes së Helsinkit dhe ëndrrat për ndryshimin e kufijve kanë vdekur. Po ashtu edhe kërkesat themelore të partisë çame. Siç ju e dini ata bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë dhe kanë kryer krime të rënda, në përpjekje për të marrë pronën e qytetarëve grekë. Pas çlirimit një pjesë e tyre u dënuan për aktet, ndërsa të tjerët u larguan”, ka thënë Kotzias.

Shefi i diplomacisë greke i ka cilësuar të mira marrëdhëniet me Shqipërinë, si dhe rolin që ka faktori shqiptar në Greqi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat