Feng shui dhe dhembjet kronike: si ndikon kaosi në shtëpi ndaj dhembjeve të trupit

Shëndetësia

Feng shui dhe dhembjet kronike: si ndikon kaosi në shtëpi ndaj dhembjeve të trupit

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 11:53
Ilustrim

Sipas Feng shuit, çdo pjesë e shtëpisë apo zyrës suaj i përgjigjet një pjese të caktuar të trupit. Prandaj, nëse vuani nga ndonjë dhembje kronike, kjo mund të thotë që mu në ndonjë pjesë të shtëpisë suaj janë shkelur parimet Feng shui.

Prandaj, lexoni regjistrim e simptomave dhe pikave përkatëse në shtëpi të cilat janë kritike dhe të cilat duhet t’i rregulloni.

Veshët – Problemet shëndetësore të lidhura me veshët, sipas Fen shuit, janë të vendosura në mur në të cilin gjenden dyert e hyrjes. Pastrojeni atë mur, dyert e hyrjes, largoni të gjitha raftet e panevojshme dhe dollapët të cilët gjenden në atë mur.

Duart – Nëse keni probleme me duart dhe me gishtat, kontrollojeni këndin më të afërt të majtë të shtëpisë afër dyerve të hyrjes. Pajisjet elektronike dhe kaosi në ato vende i potencojnë problemet.

Shputat – Nëse keni probleme me shputat, kontrollojeni rajonin qendror të anës së majtë të shtëpisë, i cili është i lidhur me aftësinë që të qëndroni në mënyrë të pavarur në këmbët tuaja. Lulet e thara, vapa dhe kaosi mund të çrregullojnë energjinë.

Kurrizi dhe eshtrat – Këndi i fundit i majtë i shtëpisë ka lidhje me problemet me eshtrat. Kontrollojeni këtë rajon nëse vuani nga dhembjet në shpinë, osteoporoza etj. Ky rajon gjithashtu jep energji dhe forcë për t’i kundërshtuar dhunuesit dhe keqbërësit.

Sytë – Rajoni që ka të bëjë me sytë gjendet në pjesën më të thellë qendrore të murit përballë dyerve të hyrjes. Pasqyra e ndotur, xhamat etj. mund të reflektojnë në problemet me sytë. Kontrollojeni këtë rajon nëse vuani nga glaukoma, koniunktivizmi, të parët e dobët etj.

Stomaku dhe organet e tretjes – Problemet shëndetësore që janë të lidhura me sistemin e tretjes dhe me stomakun gjenden në këndin më të largët të djathtë të shtëpisë suaj. Mos mbani aty mobilie me skaje të mprehta, aparate elektrike etj. Këtë rajon do të duhej ta pastronit nëse keni probleme me pranimin e afërsisë emocionale me partnerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat