“Selfie” nga palestra, ja interpretimi psikologjik

Shëndetësia

“Selfie” nga palestra, ja interpretimi psikologjik

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:46

Sipas një studimi, njerëzit që duan t’iu tregojë të tjerëve që kanë qenë në palestër me anë të "selfie"-ve që postojnë në rrjetet sociale, kanë probleme psikologjike.

Studimi i Universitetit Brunel zbulon se njerëzit, të cilët mburren me palestrën, tentojnë të shfaqin tiparet narciste. Ky është një term që i referohet çrregullimit psikologjik. Njerëzit që vuajnë nga këto tipare, fitojnë kënaqësi nga vetadmirimi. Zakonisht kjo sjellje ka si qëllim që të rrisë egon e personave në fjalë nëpërmjet komenteve dhe like-ve që “mbledhin”.

Në këtë studim morën pjesë mbi 500 përdorues të “Facebook”-ut dhe u zbulua se ata që pozojnë në palestër dhe marrin shumë pëlqime dhe komente në postimet e tyre, janë njerëz që kanë nevojë të “sëmure” për vëmendje.

Zakonisht, këta persona i shoqërojnë fotot e tyre me statuse që lidhen me dietën, ushtrimet apo sugjerime për një jetë të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat