Si ta kuptoni se jeni të varur nga ëmbëlsirat?

Shëndetësia

Si ta kuptoni se jeni të varur nga ëmbëlsirat?

Më: 4 maj 2016 Në ora: 14:26

SHeqeri njëlloj si dhe veset e tjera mund të kthehet në një varësi të rrezikshme për shëndetin.

Sipas Dr. Mark Hyman, varësia ndaj sheqerit është një çrregullim biologjik, i nxitur nga hormonet dhe neurotransmetuesit që çojnë në dëshirë të pakontrolluar për të konsumuar sheqerna.

Kur konsumoni sheqer, ai vepron në të njëjtën mënyrë në trurin tuaj njësoj si substancat e tilla që janë heroina apo kokaina. Pas konsumimit të sheqerit shkaktohet prodhimi i dopaminës në tru. Dopamina është një neurotransmetues që njihet si hormoni i “të ndjerit mirë”. Kështu pasi të hani ëmbëlsira apo sheqerna, ju do t’ju duket sikur ndiheni më mirë. Disa nga shenjat që tregojnë se ju jeni të varur nga sheqernat janë.

Hani çdo ditë ëmbëlsira
Kur ju nuk ju kalon asnjë ditë pa konsumuar sheqerna apo kur keni nevojë të menjëhershme për to do të thotë se jeni të varur ndaj tyre.

Ju e mbani gjithmonë një sasi ëmbëlsirash rezervë
Nëse mbani çokollata, biskota apo ëmbëlsira të tjera dhe ato janë dëshira juaj më e madhe për t’u konsumuar mund të tregojë se jeni të varur prej tyre.

Ju hani ëmbëlsira edhe kur nuk jeni të uritur
Gjithkush ka dëshira për ushqime të caktuara në periudha të ndryshme kohore, shkruan albeu. Por kur jeni super të ngopur dhe ju hani një ëmbëlsirë vetëm se “vdisni” për to, tregon se keni krijuar varësi ndaj tyre.

Ju vazhdoni të hani ëmbëlsira edhe pse keni probleme shëndetësore
Sëmundjet e tilla si problemet me zemrën, diabeti, tensioni i lartë, obeziteti dhe të tjera, ndalojnë konsumimin e sheqernave në baza ditore. Nëse ju e dini këtë gjë dhe vazhdoni të hani sheqerna do të thotë se jeni të varur prej tyre.

Kur doni të shpërbleni veten, bleni një ëmbëlsirë
Ushqimi është një mënyrë për të shpërblyer veten, njerëzit që janë të varur nga sheqernat në këto raste do të zgjidhnin gjithmonë një ëmbëlsirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat