Sigurisht që deri tani e keni aplikuar deodorantin në kohën e gabuar

Shëndetësia

Sigurisht që deri tani e keni aplikuar deodorantin në kohën e gabuar

Më: 4 maj 2016 Në ora: 09:39

Për shumicën e njerëzve aplikimi i deodorantit pas dushit në mëngjes, është një normë standarde.

Epo, kjo nuk është e drejtë sipas studiuesve që kanë dalur me rezultate nga hulumtimet e fundit.

Rezultatet kanë treguar se çdo gjë që ne kemi ditur për deodorantët dhe aplikimin e tyre mund të jetë krejtësisht e gabuar.

Hulumtuesit kanë gjetur se deodorantët janë më efektiv nëse përdoren gjatë natës, para gjumit e jo në mëngjes.
Hulumtimet janë kryer nga një dermatolog tek disa gra të moshës nga 18 deri në 65 vjet dhe kanë gjetur se ato që kishin aplikuar deodorant gjatë natës kishin ulur normat e djersës gjatë 7-10 ditë më pas.

Shkaku i kësaj ende nuk është gjetur nga hulumtuesit. Hulumtimi është kryer tek gratë por nuk do të thotë se kjo nuk funksionon edhe tek meshkujt. Nëse keni probleme me djersitjen edhe pse përdorni deodorant, ndryshoni kohën e aplikimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat