Keni mjekër? Rreziku që nuk e prisni

Shëndetësia

Keni mjekër? Rreziku që nuk e prisni

Më: 4 maj 2016 Në ora: 07:48

Meshkujt me mjekër janë shumë në modë. Por në rast se mund të jenë të përfshirë në çështje penale, telashet shtohen më shumë për shkak të saj.

Një studim i zhvilluar nga “Montclair State University” në New Jersey, ka zbuluar se kjo karakteristikë e fytyrës së meshkujve krijon paragjykime absurde.

Studiuesit e universitetit amerikan, pyetën 63 persona të përfshirë në hetime të zgjidhnin mes dy fotografive, kush ishte i akuzuar për përdhunim dhe kush për një debat banal familjar.

78% e të pyeturve, identifikuan si autor të përdhunimit personat me mjekër, megjithëse fotot ishin të të njëjtit person, me dhe pa mjekër, shkruan noa.al.

Ndërkohë në një eksperiment të dytë ku u përfshinë 371 persona të cilëve ju kërkua të vizatonin fytyrën e një krimineli, më shumë se 82% e tyre e bëri me mjekër.

Sipas studiuesve, në mendjen e shumë njerëzve, shumë kriminelë janë me mjekër, ndaj ata janë të parët që fajësohen në raste krimesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat