Fiku, fruti ideal kundër lodhjes dhe infeksioneve

Shëndetësia

Fiku, fruti ideal kundër lodhjes dhe infeksioneve

Më: 2 maj 2016 Në ora: 19:25

​Përveç sasisë së madhe të sheqerit që e ben atë frutin ideal kundër lodhjes, fiku është i pasur me proteina, fosfor, kalcium, vitaminë A, B dhe C.

Fiqtë janë të njohur edhe për vetitë laksative, në rast të problemeve me kapsllëkun. Për këtë duhet të merrni dhjetë kokrra fiq, t’i futini në një enë me një litër ujë, duke i lënë ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes herët pini lëngun dhe hani disa nga kokrrat e ndenjura në ujë. Kjo mënyrë është shumë efikase jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët.

Fiqtë mund të përdoren edhe për të luftuar infeksione të ndryshme si të ftohtit dhe dhimbjet e fytit.

Në këto raste 10 fiq duhen futur në një litër qumësht të nxehtë, dhe pasi të jenë lënë për 15 minuta, duhet ta pini qumështin dhe të hani disa kokrra fiq.

Fiqtë shërbejnë gjithashtu për të parandaluar kancerin, atakun në zemër, aneminë, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë për të kuruar diabetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat