Një aloe vera duhet ta kesh patjetër në ballkon. Ja pse!

Shëndetësia

Një aloe vera duhet ta kesh patjetër në ballkon. Ja pse!

Më: 1 maj 2016 Në ora: 23:45

Aloe Vera mund të përgatitet në mënyra të shumta. Ekspertët thonë që preferencat e njerëzve variojnë duke qenë se shija e saj është e hidhur. Aloe Vera qërohet, shtypet me një lugë ose pirun dhe hahet.


Megjithatë ekzistojnë metoda të tjera që synojnë të minimizojnë shijen e hidhur të bimës. Disa e vendosin atë në ujë dhe më pas e pinë ujin të nesërmen. Disa të tjerë e shtrydhin së bashku me lëngun e portokallit apo të qitros. Ka të tjerë që përziejnë mjaltin me ekstraktin e Aloe Verës.


Ekspertët sugjerojnë që mos të përdoret lëkura e bimës sepse nuk ka vlera shëndetësore dhe mbit të gjitha sjell probleme në tretje.


Të gjitha vlerat e mësipërme të Aloe Verës duhet t’ju frymëzojnë që të mësoni të rrisni këtë bimë në shtëpinë tuaj. Bima ka nevojë për pak përkujdesje, pak ujë dhe lulëzon vetë.


Çfarë të nevojitet:


– Një vazo prej balte


– Dhe’ për të mbushur gjysmën e vazos dhe pleh për gjysmën tjetër


– Zhavorr për t’u vendosur në fund të vazos që të qëndrojë e thatë


– Një pjesë bime aloe vera që dëshiron të mbjellësh.


Si rritet bima e Aloe Verës?


Vendose zhavorrin në fund të vazos. Duke qenë se aloe vera nuk kalbet lehtë, kjo do të sigurojë një proçes kullimi të mirë


Mbushe gjysmën e vazos me dhe’ normal dhe gjysmën tjetër me pleh. Mos përdor kurrë rërë sepse kripa e tepërt nuk i bën mirë bimës.


Vendose copëzën e aloe verës që ke zgjedhur në zemër të vazos dhe mbuloje me dhe’ deri në fillim të gjetheve.


Aloe Vera normalisht lëshon rrënjë të forta që e mbajnë në një vend. Kur e vendos në vazo, është mirë të mos e ujisësh për dy javë. Rrënjët do të rriten gjatë gjithë kësaj kohe. Pas dy javësh mund t’i japësh bimës nga pak ujë.


Aloe Vera ka nevojë për diell dhe dritë. Ndaj është mirë të vendosni vazon në një vend të ndriçuar mirë. Bima nuk ka nevojë për shumë ujë. Duhet ta ujisësh çdo dy javë dhe do ta shohësh sa mirë do të rritet. Aloe Vera nuk e pëlqen të ftohtin, ndaj ajo duhet mbrojtur me kujdes gjatë dimrit. Bima rritet shpejt. Me kalimin e kohës do të vësh re çeljen e bimëve më të vogla përreth. Sapo të arrijnë gjatësinë e katër gishtave (gjysma e një pëllëmbe) mund t’i shkulësh dhe t’i mbjellësh në vazo të reja për akoma më shumë bimë të reja.


Siç mund ta shikoni është shumë e lehtë të rrisësh këtë bimë magjike në shtëpinë tuaj. Rritet shpejt dhe nuk ka nevojë për shumë përkujdesje. Gjethet janë të mëdha dhe të trasha e mund të përdoren për të gjitha nevojat tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat