Studimi: Diabeti dobëson dëgjimin

Shëndetësia

Studimi: Diabeti dobëson dëgjimin

Më: 30 prill 2016 Në ora: 21:29

Sipas një studimi më të fundit të realizuar, rezulton se diabeti është një sëmundje që mund të shkaktojë probleme me dëgjimin.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në “Current Diabetes Reports”, janë bazuar në studimin e disa ndërlidhjeve të mundshme mes diabetit të tipit 2 dhe keqësimit të dëgjimit.

“Një lidhje mes diabetit dhe dëmtimit të dëgjimit në subjektet njerëzore është shfaqur në disa, por jo në të gjitha studimet.

Krahasimi direkt i këtyre studimeve është i komplikuar, si pasojë e mungesës së vazhdimësisë në definimin e keqësimit të dëgjimit dhe faktorëve tjerë”, është shprehur një nga studiuesit e këtij studimi, Elizabeth Helzner.

Veç kësaj, keqësimi i dëgjimit ndërlidhet edhe me izolimin shoqëror dhe depresionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat