Gjashtë mënyra natyrale për të pastruar trupin në pranverë

Shëndetësia

Gjashtë mënyra natyrale për të pastruar trupin në pranverë

Më: 29 prill 2016 Në ora: 15:21

Dimri është stina ku njerëzit bëhen më pasiv dhe lënë anash aktivitetet fizike, për shkak të motit të ftohtë.

Tashmë jemi në sezonin e pranverës dhe është koha ta lëmë mënjanë dimrin me të gjithë ngarkesën e tij.

Është e shëndetshme që aktivitetet fizike t’i praktikojmë sa më shumë dhe të përdorim ushqime më të lehta.

Disa nga mënyrat natyrale për të qenë të shëndetshëm në pranverë janë:

1.Bëj një plan të ri për vaktet
Lëri mënjanë ushqimet e rënda dhe të yndyrshme të dimrit dhe fillo një dietë të re me ushqime organike. Në pranverë sistemi imunitar është akoma i dobët, kështu që ki parasysh të përfshish në dietë ushqime të pasura me vitaminë C, është kusht i çdo dite: kastravecë, karota, domate, ananas, mollë, kungull, selino, qepë të njoma dhe të gjitha frutat dhe perimet jeshile.

2.Pi më shumë çaja bimorë

Çaji bimor, ndosh ta nuk është pija më e shijshme për mëngjes, po është shumë më i shëndetshëm se sa kafja e zezë, madje edhe çaji jeshil transmeton KosovaPress. Filloje ditën me një filxhan çaj bimor: nenexhiku, xhenxhefili ose kamomili, mënyra më e mirë për ta pastruar trupin nga helmet, për të ndihmuar rënien në peshë, por edhe për të rritur nivelin e energjisë.

3.Përgatiti vetë lëngjet e frutave
Ata që e fillojnë ditën me një gotë lëng frutash, duhet të investojë për një shtrydhëse të mirë. Lëngjet e përgatitura në shtëpi kanë veti fantastike pastrimi të organizmit. Disa nga përbërësit më të mirë për të shtuar në lëngje janë molla jeshile, luleradhiqja, majdanozi, avokado, lakra jeshile, zarzavatet e verdha, spinaqi dhe rrushi.

4.Pi më shumë ujë

Pirja e ujit ndihmon për të pastruar organizmin dhe ndihmon tretjen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fillim të pranverës. Në këtë kohë nuk është e thënë të pish ujë si zakonisht. Shto disa boronica për të përmirësuar shijen.

5.Eksperimento më shumë me sallatat
Sallata duhet të jetë në krye të menysë së pranverës. Është e shëndetshme dhe e shijshme, por edhe me veti shumë të mira pastrimi, transmeton KosovaPress. Testo me fruta dhe perime në sallatë, të stinës dhe të gjalla, shto edhe fara soje ose fara të tjera që ndihmojnë pastrimin.

6.Mëso të hash me mendje të kthjellët
A e di se një nga arsyet kryesore pse ha më shumë se ç’duhet dhe shton në peshë është e ngrëna pa mendje? Mbi të gjitha, duhet të kesh kujdes që të mos hash duke pasur përballë televizorin, telefonin, laptopin etj. Përtype mirë të gjithë ushqimin në çdo kafshatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat