​Ja se si ndikojnë ushtrimet në trurin e juaj

Shëndetësia

​Ja se si ndikojnë ushtrimet në trurin e juaj

Më: 28 prill 2016 Në ora: 15:39

Ushtrimet fizike kanë efekte pozitive në shëndetin tuaj dhe në linjat trupore. Por, studimet e fundit kanë zbuluar edhe një efekt ‘magjik’ që ka të vrapuarit në mendjen tonë.

Sipas ekspertëve, ushtrimet fizike ndikojnë në qarkullimin më të mirë të gjakut në tru që ndikon në kujtesën dhe të mësuarit. Po ashtu, sipas po të njëjtit studim, thuhet se të vrapuarit ndikon që të kemi mendime më të qarta dhe disponim më pozitiv.

Rreth 30 vite punë janë bërë për të zbuluar lidhjen që mund të kenë ushtrimet aerobike dhe të menduarit, raporton New York Magazine, transmeton KosovaPress.

Sipas këtij studimi, nëse ju ushtroni në mënyrë intensive 30 deri në 40 minuta, atëherë do të formohen neurone të reja në trurin e juaj, të cilat ndikojnë në kujtesë dhe në të mësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat