S’keni motiv për të vrapuar? Pasi të lexoni këtë… do të filloni vrapin

Shëndetësia

S’keni motiv për të vrapuar? Pasi të lexoni këtë… do të filloni vrapin

Më: 28 prill 2016 Në ora: 13:18

Vrapimi nuk është i mirë vetëm për shpirtin tuaj, por edhe për shëndetin. Me siguri që keni dëgjuar shprehjen se, ushtrimet janë ilaçe. Epo, nuk është vetëm një shprehje, por një e vërtetë.

Shumë studime kanë zbuluar se, ushtrimet e rregullta (150 minuta në javë), e veçanërisht vrapimi, kanë efekte shumë më të mira sesa çdo ilaç që ta përshkruan doktori.

Vrapimi të bën më të lumtur

Padyshim sesa mirë ndjeheni, ushtrimet gjithmonë do t’ju bëjnë të ndihemi më mirë.

Një studim i vitit 2006 i publikuar në “Medicine& Science in Sports& Execise”, kishte zbuluar se 30 minuta në shirit vrapues (treadmill) mund ta ndryshojnë disponimin menjëherë te dikush që ka probleme me depresion, duke e bërë atë më të lumtur.

Vrapimi ndihmon në humbjen e peshës

Ushtrimet, siç e dinë të gjithë, ndihmojnë në djegien e kalorive, rrjedhimisht në humbjen e peshës, transmeton Telegrafi. Për djegien e kalorive, vrapimi padyshim që është ndër ushtrimet më të rekomandueshme.

Vrapimi i forcon gjunjët dhe eshtrat tjerë

Hulumtuesi i Universitetit të Bostonit, David Felson, në një intervistë për National Public Radio, kishte deklaruar se vrapimi e përmirëson shëndetin e gjunjëve, dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat