Pagjumësia, 10 këshilla për të fjetur mirë

Shëndetësia

Pagjumësia, 10 këshilla për të fjetur mirë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 00:55

Rrotulloheni për orë të tëra në shtrat duke mos gjetur pozicionin e duhur. Vazhdon të mendosh për ditën që sapo mbylle ose për atë që do të fillojë. Shikoni vazhdimisht orën dhe sa më shumë kalon koha (ngadalë), nervozoheni më shumë. Rezultati: flini në një moment përpara se të bjerë alarmi i zgjimit, përpikmërisht me tingujt. Çdokujt i ndodh në jetë ta kalojë një natë pa gjumë apo të flejë keq. Madje ndodh më shpesh edhe për shkak të stilit të jetës. Stresi i shumtë dhe ritmet e çmendura, por edhe një kequshqyerje mund të shkaktojë atë ndjenjën e ankthit që nuk na lejon të mbyllim sytë.

Ja atëherë disa këshilla nga ana e ekspertëve:

1) Lëreni punën jashtë dyerve të shtëpisë ose të paktën nga ajo e dhomës së gjumit. Është mirë që të ndaloni së punuari dy orë përpara se të shkoni të flini. Pra, asnjë punë jashtë orarit pas darke.

2) Kini kujdes me atë çka hani. Një dietë e ekuilibruar ndihmon për të mos kryer shumë tretje fizike, duke e bërë edhe më të vështirë gjumin. Karbohidratet, perimet dhe produktet e qumështit duhen konsumuar me recetë. Por larg një darke me bazë proteinash, të llojit me mish të bardhë ose peshkut.

3) Dedikohuni një aktiviteti çlodhës përpara se të shkoni në shtrat. Një klasik është leximi i një libri, por ka edhe nga ata që preferojnë të kënaqen për pak kohë me hobin e tyre, nëse konsiston në diçka që nuk kërkon sforcime fizike ose mendore të tepërta. Televizioni nuk është i ndaluar, por shpesh vizioni i tij (sidomos me filmat me aksion) kërkon një nivel vëmendje shumë të lartë që jua vështirëson gjumin.

4) Pastroni mendjen nga mendimet: evitoni të shkruani lista të gjërave ose projekteve që duhet të bëni që në fillimin e ditës tjetër. Ka aktivitete që mund të bëhen që të nesërmen që në mëngjes, me “mendje të freskët”. Për studentët, sidomos në prag sezoni provimesh, më mirë ta ndërpresin studimin në mbrëmje dhe t’i rihapin librat në mëngjes herët, ndoshta duke u çuar me një orë me zile.

5) Bëni kujdes me ambientin në të cilin flini. Mbani një temperaturë jo shumë të ngrohtë. Ekspertët sugjerojnë mes 14 dhe 18 gradë, por jo më shumë se 20 gradë. Më pas zgjidhni një

shtrat mjaftueshëm të gjerë dhe të gjatë, i cili ndihmon për të gjetur një pozicion të rehatshëm, falë edhe një jastëku, që me mbështetjen e duhur në qafë, përmirëson gjumin. Kujdes me dritën: ajo mund të ndihet dhe me sy mbyllur dhe ndihmon procesin që çon në zgjim.

6) Mundohuni të mbani orare të rregullta. I ashtuquajturi “zgjimi biologjik” ndihmon për t’u zgjuar në të njëjtën orë, por edhe për të fjetur me më pak lodhje. Nëse shkohet në shtrat me vonesë, do të ishte mirë që të mos e vononit zgjimin, për të mos shkatërruar fizikun.

7) Përgjatë ditës, kërkoni të kaloni më shumë kohë, në ajër të pastër dhe nën rrezet e diellit. Kjo ndihmon për të rritur nivelin e melatonit në gjak, duke i dhënë ndjenja më të mëdha reaktiviteti. Në të kundërt, në mbrëmje, me rënien e melatonit, do të rritet ndjenja e lodhjes dhe bashkë me të edhe dëshira për të fjetur.

8) Bëni aktivitete fizike të rregullta. Sporti, më mirë nëse praktikohet tri herë në javë, ndihmon për të prodhuar në fizik substanca qetësuese, përveçse sjell lodhje fizike. Por aktiviteti, nuk duhet bërë përpara se të shkoni në shtrat, sepse trupi nuk ka kohë të kthehet në gjendjen e relaksit.

9) Kujdes me duhanin dhe alkoolin. Shumë studime kanë treguar se nikotina ka efekte negative te ritmet e gjumit.

Prezenca e tij në gjak influencon në fakt sasinë e gjumit të thellë.

10) Nëse vërtet nuk ia dilni të flini, më mirë çohuni! Në vend që të rrini në shtrat me sy të zgurdulluar, më mirë dedikohuni një diçkaje të kënaqshme dhe çlodhëse dhe të ktheheni në krevat në “momentin e duhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat