Ushqimet që kurojnë lodhjen dhe japin energji

Shëndetësia

Ushqimet që kurojnë lodhjen dhe japin energji

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 23:47

Me ushqim mund të përmirësoni kujtesën dhe disponimin, të lehtësoni dhimbjet, të ulni nivelin e kolesterolit, të përmirësoni kualitetin e gjumit dhe të mundni migrenën. Me ushqimin e duhur do të keni lëkurë më të shëndetshme dhe flokë të shkëlqyer dhe të fortë, këshillon nutricionistja e njohur Joy Bauer, e cila para pak kohe ka publikuar edhe librin për shërimin me ushqim.

Ka veçuar pesë ushqime të shëndetshme të cilat janë ilaçe natyrale dhe që gjithsesi duhen të gjenden në menynë tuaj. Këto janë boronica, jogurti i payndyrshëm, xhenxhefili, spinaqi dhe pjepri.

Boronica përmirëson kujtesën, jogurti i payndyrshëm jep energji, xhenxhefili lehtëson dhimbjet, spinaqi në mënyrë efikase mund migrenën, ndërsa pjepri parandalon fryrjen sepse përmban 90 për qind ujë i cili ndikon si diuretik dhe shpëlan kripërat e tepërta nga organizmi.

Pjepri është i pasur me kalium

Ai i ndihmon organizmit për të liruar natriumin e tepërt, i cili është fajtori kryesor për fryrje sepse përshpejton mbajtjen e ujit në trup. Nëse ju mundon migrena, Joy këshillon që sallatave dhe salcave t’u shtoni një gjethe spinaq, ndërsa omletit spinaq të zier ngadalë.

Kënaqësia verore për kujtesë më të mirë

Frape nga boronica, e cila është e pasur me antioksidantë, është ilaç i duhur për trurin sepse përmirëson dhe mpreh kujtesën. Përzieni mirë ¾ e filxhanit me boronicë, ½ e filxhanit me lëng shege, ¼ e filxhanit jogurt pa yndyrë nga vanilja, 3-5 kubëza akull dhe lëng limoni të shtrydhur. Shijoni pijen e shëndetshme.

Jogurti ushqen trurin dhe muskujt

Jogurti grek pa yndyrë në mënyrë efikase shëron lodhjen sepse përmban karbohidrate me kualitet të lartë të cilat janë lëndë djegëse për tru dhe i japin forcë muskujve. Për dallim nga jogurti i zakonshëm ai grek ka dyfish më shumë proteina. Mund ta hani me fruta ose fara liri.

Xhenxhefili

Rrënja e xhenxhefilit përmban materie që veprojnë ngjashëm si ilaçet kundërinflamatore. Nëse i shtohet ushqimit, është ilaç efektiv për inflamacion të muskujve dhe nyjave. Grini në rende xhenxhefilin e freskët, shtojani çajit të nxehtë ose recetës për biskota çaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat