Banania të shëndosh apo të dobëson?

Shëndetësia

Banania të shëndosh apo të dobëson?

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:48

Banania shpesh herë konsiderohet dhe si një frut i barazvlefshëm me një vakt ushqimi. Por çdo ushqim i tepërt i bën keq shëndetit, kjo vlen edhe për bananen. Ky frut përmban 105 kalori, 3 prej të cilave vijnë nga yndyra.

Sasia e karbohidrateve (gati 27) në formen e sheqernave të frutit nuk përbën problem për shëndetin. Pasi ata kthehen në glukozë duke siguruar kështu energji për trupin.

Nëse e tejkaloni me konsumimin e bananeve (më shumë se 2 në ditë), glukoza shtesë ruhet si glikogjen në muskujt dhe mëlçinë. Vetëm kur e kaloni me këtë limit, atëherë glukoza ruhet si yndyrë.

Bananet sigurojnë mjaftueshëm vlera ushqyese dhe energji që ju nevojiten për të qenë të shëndetshëm, dhe vetëm kur e teproni me to mund të shtoni në peshë. Ekspertët e dietave rekomandojnë që të konsumoni fruta të ndryshme që të mos shtoni në peshë dhe të merrni të gjitha përfitimit shëndetësore që ato ofrojnë. Prandaj konsumoni frutat sezonale, shtoni edhe një ose dy banane, dhe mos u shqetësoni se do të shtoni në peshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat