Përse duhet të konsumojmë lëngun e ananasit? Ja efektet e tij

Shëndetësia

Përse duhet të konsumojmë lëngun e ananasit? Ja efektet e tij

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:52

Zbuloni se perse është e rëndësishme të pini lëngun e ananasit, të gjitha efektet e mira mbi fizikun dhe mënyrat alternative për të luftuar kollën.

E dinit se lëngu i ananasit është më efikas se rreth 500% të shurupeve për kollen? Kjo është një nder vetitë e shumta të këtij fryti i cili na ndihmon të qëndrojmë në formë dhe për të ngritur nivelin e mbrojtjen imunitare. Është mirë të analizoni të gjitha vlerat që mund të përftoni nga konsumi i zakonshëm i lëngut të ananasit, i cili është shumë i mirë edhe për linjat, për shëndetin tonë por gjithashtu edhe për bukurinë.

Pesë motive për të pirë lëng ananasi

1- Vitamina C : Një gote lëng ananasi sjell rreth gjysmën e vitaminës C që duhet të marrim në dite. Kjo vitaminë është e rëndësishme sepse ndihmon trupin për të asimiluar disa enzima që rregullojnë metabolizmin dhe sjellin një dozë të lartë energjie.

2- Magnez : Ananasi përveç se përmban vitamine C dhe Bromeline është një burim i shkëlqyer mineralesh sidomos të magnezit. Ky ndihmon organizmin tonë për të thithur sasinë maksimale të kalciumit, transformon karbohidratet dhe yndyrat në energji përveç se kontribuon për të përmirësuar funksionin e sistemit nervor.

3- Bromalina : Kjo enzimë e cila gjendet tek lëngu i ananasit është e rëndësishme për të luftuar inflamacionin duke kontribuar në parandalimin e artritit. Në Gjermani, bromelina është aprovuar sidomos për të luftuar skuqjet dhe fryrjet në hundë, efekte tipike post operatore për ato që bëjnë ndërhyrje në hundë.

4- Kundër kollës : Lëngu natyral i ananasit ndihmon për të luftuar kollën në mënyrë shumë herë më të shpejtë se shurupet specifike. Por bëni kujdes kur të zgjidhni një ekstrat natyral, efektet shëndetësore nuk janë të njëjtë nëse lëngu i ananasit bëhet me aroma dhe sheqer.

5- Kundër mykut : Të konsumoni lëngun e ananasit nuk ndihmon vetëm për të lehtësuar irritimet që vijnë si pasoje e kollës por ndihmon edhe për të larguar sa më shpejte mykun. Një përbërje e bërë me lëng natyral, mjaltë, kripë dhe piper kontribuon shumë për të larguar mykun. Është verifikuar se lëngu natyral i ananasit shëron kollën 4.8 herë më shpejtë në krahasim me shurupet specifik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat