Dobitë e shëndetshme të lëngut të lakrës

Shëndetësia

Dobitë e shëndetshme të lëngut të lakrës

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 07:35

Lakra është një perime e shëndetshme ashtu si dhe brokoli, lakra jeshile, apo spinaqi.

Ajo ka përbërës të të dobishëm, të cilët gjenden në një sasi më të madhe në lëngun e lakrës.

Disa nga përbërësit e lakrës janë;

Antioksiduesit- gjenden në lakër dhe në lëngun e lakrës. Ato në organizëm luftojnë radikalet e lira, që janë të dëmshme.

Substancat fitokimike- këta përbërës të lakrave forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë organizmin që t’i luftojë viruset e edhe sëmundjet më të rënda, siç është kanceri.

Thartirat yndyrore omega-3 - ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut dhe të kolesterolit të keq dhe të triglicerideve.

Vitaminat -lakra është plot me substanca të dobishme, sikur që janë vitaminat A dhe E, të cilat e përtërijnë organizmin.

Thartira e qumështit- lëngu i lakrës përmban thartira të qumështit, të cilët ndihmojnë florën e zorrëve, duke dezinfektuar zorrën e trashë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat