Humbni 2 kilogramë në ditë me këtë dietë çaji

Shëndetësia

Humbni 2 kilogramë në ditë me këtë dietë çaji

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 14:10

Nëse dëshironi që shpejt dhe thjesht t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe të përgatiteni për pranverë, kjo dietë mund të jetë zgjedhja e duhur për ju.

Dieta me çaj të gjelbër dhe qumësht është dieta më e re, që dhuron rezultate e më së shumti u këshillohet atyre që dëshirojnë ta heqin sasinë e tepërt të ujit nga organizmi.

Kjo dietë praktikohet vetëm një ditë, e më së shumti dy herë brenda muajit. Brenda ditës mund të humbni midis gjysmë dhe dy kilogramë, transmeton gazeta “Kosova Sot” në versionin online.

Përbërësit:
1.5 litra qumësht pa yndyrë;
2 lugë gjethe të thara çaj i gjelbër.

Përgatitja:
Vlohet qumështin dhe ftohet në 70 gradë, e më pas shtohen gjethet e thara të çaji të gjelbër. Mbulohet dhe lihet të qëndrojë ashtu për 20 minuta, e më pas pihet gjatë ditës, çdo dy orë nga një gotë. Ndërkohë mund të konsumoni edhe thjesht ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat