Këshilla për thonj të shëndetshëm

Shëndetësia

Këshilla për thonj të shëndetshëm

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 00:02

Thonjtë janë gjithmonë në qendër të vëmendjes kur flasim për estetikën e duarve. Por shpesh herë ato janë dhe një problem i madh për t’u mbajtur të shëndetshëm. Ja disa këshilla praktike që mund t’i zbatoni me lehtësi.

Mos i hani më

Ky zakon që shpesh shkaktohet nga stresi, shkatërron thonjtë tuaj duke i dëmtuar ato që në majë.

Përdorni gjithmonë doreza kur lani enët

Edhe pse mund t’ju duket jo praktike, është mënyra më e mirë për të ruajtur thonjtë dhe duart nga substancat kimike që gjenden tek detergjentet.

Kini kujdes në përdorimin e ujit

Në momentin që janë vazhdimisht në kontakt me ujin thonjtë zbuten shumë dhe natyrisht thyhen më shpejt.

Kujdesuni për to të paktën një herë në javë

Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme t’i dedikoheni thonjve, të paktën një herë në javë duhet të kujdesni për to, duke hequr kutikulat dhe duke bërë një manikyr ushqyes.

Mbani doreza në dimër

Temperaturat e ulta në dimër janë një rrezik i madh për duart, por dhe për thonjtë që rrezikojnë të thahen dhe shkatërrohen. Kështu zgjedhja më e mirë për t’i mbrojtur kur dilni, janë dorezat.

Merrni vitamina

Vitaminat dhe suplemente me bazë biotine (vitaminë nga grupi B Complex), janë të shkëlqyera për thonjtë. Gjithashtu përpiquni të gjeni produkte që përmbajnë biontinë në përbërjen e tyre, në mënyrë që ky substancë të shkojnë direkt tek ata.

Përdorni gjithmonë krem hidratues

Kremi hidratues nuk është vetëm për elasticitetin e lëkurës, por është shumë i mirë dhe për thonjtë. Kujdesuni që gjithmonë pasi të keni larë duart, të përdorni krem.

Mbani gjithmonë një limë thonjsh me vete

Është shumë e rëndësishme që në raste emergjence të keni më vete një limë, që ju ndihmon të lëmoni cepat që mund të jenë krijuar nga thyerja duke e ruajtur gjatësinë.

Shtoni në ushqimin tuaj proteinat

Një dietë e përditshme ushqimore me shumë ujë për të qenë e hidratuar dhe me ushqime të pasura me proteina, si p.sh peshku, ju ndihmojnë për të patur thonj të shëndetshëm.

Mos i përdorni thonjtë tuaj si mjet

Edhe pse mund të jetë praktike, kurrë mos i përdorni thonjtë si mjet për të hapur kutitë apo diçka tjetër. Zonat e bardha që na shfaqen në thonj, janë tregues zonës së stresit, që shumë shpejt mund të thyhen, apo këputen.

Përdorni gjithmonë forcues mbi manykyrin bazë

Forcuesit janë thuajse gjithmonë të përbërë nga proteina keratine, që është ajo çka thonjve u nevojitet më shumë.

Hiqni manikyrin e vjetër

Që të mos ndiheni fajtore kur manikyri juaj fillon dhe hiqet, duke dëmtuar thoin, por dhe duke të bërë që dora juaj të duket shëmtuar, zgjidhja është që të fshini manikyrin pas një jave që e keni vendosur dhe nuk do të keni më probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat