As paracetamol gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

As paracetamol gjatë shtatzënisë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:33

Gratë shtatzëna të cilat pijnë paracetamol mund të rrisin rrezikun që fëmija i tyre të vuajë nga astma, thotë një studim i ri.

Në këtë studim janë përfshirë 114.500 fëmijë ku është gjetur se 5.7 për qind e tyre kanë këtë sëmundje që në moshën 3 vjeç dhe 5.1 për qind në moshën shtatë vjeç.

Studiesit thonë se kanë gjetur një lidhje të vazhdueshme mes fëmijës që ka një astma të zhvilluar në moshën 3 vjeç dhe nënës e cila u ka rrëfyer se ka marrë paracetamol gjatë shtatzënisë.

Rreziku mund të jetë më i madh nëse një nënë shtatzënë a ka përdorur paracetamolin për më shumë se një ankesë. Paracetamoli është ilaçi më i përdorur për gratë shtatzëna kunër dhimbjeve, ftohjes dhe gripit.

Studiuesit në Bristol dhe Norvegji thonë se kanë arritur në përfundimit se astma është e lidhur me këtë ilaç më shumë se çdo kusht tjetër mjekësor që ka kaluar nëna.

“Efekte të tilla janë të rëndësishme për shëndetin publik, pasi paracetamoli është ilaçi më i përdorur tek gratë shtatzëna dhe fëmijët”, thotë maria Magnus, bashkëautore e studimit, nga universiteti i Bristol.

Edhe studime të mëparshme kanë bërë lidhjen mes paracetamolit të përdorur nga nënat shtatzënë dhe astmës. Por dr. Magnus thotë se gjetjet e studimit të ri, nuk kërkojnë ndonjë udhëzim tjetër në përdorimin e paracetamolit nga shtatzënat. Rezultatet e tij janë botuar në International Journal of Epidemiology.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat