Ushtrimet pilates për kofshë të forta (video)

Shëndetësia

Ushtrimet pilates për kofshë të forta (video)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:13

Pilatesi është i shkëlqyeshëm për forcimin e muskujve në pjesët problematike të trupit, siç është p.sh., pjesa e brendshme e kofshëve.
Mënyra më e mirë që të forconi këtë pjesë të trupit është ushtrimi i shpejt dhe efikas.

Pilates përfshin joga, luftim greko-romak, ushtrime të përdorura nga akrobatët e cirkut, lëvizje nga artet marciale, të mbledhura për të krijuar një program komplet me lëvizje të lehta dhe të kontrolluara.

Pilates është i vetmi program që aplikohet kudo e kurdo, në ambientin ku jeton apo ku ndodhesh.

Pra, palestrën e ke kudo me vete, që do të thotë: pilates të mëson se si të forcosh muskujt e barkut ulur në tryezën e punës, si të hollosh belin në poltronin e zyrës, si të kurosh e drejtosh shpinën në murin e ambientit ku ndodhesh, si të forcosh muskujt e vitheve edhe kur je duke gatuar në aneks.

Trajnerja e famshme Kristin Mcgee do t’ju tregojë në këtë video kombinimet e ushtrimeve të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat