Receta e duhur për zhdukjen e zbokthit

Shëndetësia

Receta e duhur për zhdukjen e zbokthit

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 07:30

Zbokthi është një problem që mund të zhduket përmes përdorimit të një ilacci natyral që mund të përgatitet në kushte shtëpie. Mjafto që për të përgatitur këtë ilacc ju nevojiten këto përbërës si; 10ml ( dy lugë kafeje) ekstrakt nga trumza, 10 ml ( dy lugë kafeje) ekstrakt të rozmarinës, ½ gote ujë të distiluar dhe ½ gote uthull molle.

Të gjithë përbërësit vendosni në një enë të sterilizuar të qelqit dhe përzini mirë. Ngroheni furrën në 250 gradë dhe vendoseni enën brenda deri sa uji të avullojë. Këtë përzierje shfrytëzojeni në vend të shamponit, ashtu që do të fërkoni mirë në lëkurën e kokës.

Mos harroni të vendosni nga ky shampon para se të shkoni në gjumë.
Pas vendosjes së kësaj mos u shqetësoni për pamjen e flokëve tuaj pasi uthulla u jep shkëlqim, ndërsa ekstraktet e bimëve erë të këndshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat