Ëmbëlsirat nuk janë të vetmet që shkaktojnë diabetin. Niveli i lartë i stresit mund të shkaktojë diabetin e tipit 2.
Psikologët morën në intervistë më shumë se 1.5 milion meshkuj në Suedi për të parë se si ata e përballojnë stresin. Këta të fundit i mbajtën në vëzhgim për 25 vite që të kontrollojnë zhvillimin e diabetit tek ata.
Meshkujt që do të menagjonin stresin më keq, kishin 1.5 gjasa më shumë për tu sëmurë sesa ata që janë më elastikë.
Stresi kronik dëmton aftësitë e trupit për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, thotë autori i studimit, Casey Cromp.
Kjo ndodhë sepse niveli i lartë i kortisolit, hormoni që luan rol në përgjigjen ndaj stresit, rritë nivelin e sheqerit në gjak.
Prandaj, kur jeni gjatë gjithë kohës në ankth, trupi nuk e ulë dot në nivelin normal sheqerin në gjak.
Dr.Cromp thotë se edhe kequshqyerja luan rol të rëndësishëm. Njerëzit e stresuar kanë më shumë gjasa që të konsumojnë ushqime jo të shëndetshme që do të ndikonin në rritjen e peshës gjë që qon në rezistencen e insulinës.