Dhëmbë të bardha pa shumë kosto? Ja mënyra e duhur…

Shëndetësia

Dhëmbë të bardha pa shumë kosto? Ja mënyra e duhur…

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 00:54

Çdo njëri prej nesh dëshiron të ketë buzëqeshje ideale dhe dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces! Ja një mënyrë që do t’ju marrë 2 minuta kohë dhe kosto minimale, por rezultatet që do t’ju ofrojë do të jenë të shkëlqyera.

Merrni një pjatë dhe vendosni një lugë gjelle sodë buke në të. Prisni një limon në dy pjesë të barabarta.

Shtrydhni një lugë gjelle lëng limoni. Shtoni lëngun e limonit në pjatën ku hodhët sodën e bukës dhe përzieni mirë përbërësit.

Merrni një pecetë. Shfrytëzoni pecetën për të marrë përzierjen e për ta vendosur në dhëmbë.

Sigurohuni ta aplikoni në secilin prej tyre. Prisni dy minuta, ndërsa përzierja fillon punën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat