Sa orë para gjumit duhet ta pini kafen e fundit?!

Shëndetësia

Sa orë para gjumit duhet ta pini kafen e fundit?!

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 17:38

E vërteta e kohës ideale të kafes së fundit të ditës, varet nga personi. Jo të gjithë vuajnë nga pagjumësia që të shkakton kafja, në ndryshim me të tjerë. Sasia e kohës që rekomandohet të shmanget kafeina nuk është një shkencë ekzakte, pasi asnjë njeri nuk reagon njësoj ndaj kafeinës.

Megjithatë një zgjedhje e mirë është që të mos pini një pije me kafeinë 6 orë para gjumit. Konsumimi i saj para gjymit ka aq rëndësi për ju sa edhe sasia e filxhanëve të kafes që merrni çdo ditë. Por nëse kufiri normal prej 1-2 filxhanësh në ditë kapërcehet, atëherë në trupin tonë nisin të shfaqen disa efekte anësore negative.

Të pirit shumë kafe, paraqet tendencën e shfaqjes së njollave të errëta mbi dhëmbët e parë. Kjo pasi kafja dëmton smaltin e tyre. Por nivelet e larta të kafeinës mund të çojnë edhe në aritmi të forta zemre, çka shkakton edhe pagjumësi. Kjo është deklaruar nga një studim i Universitetit të Modenas dhe Reggio Emilias, sipas të cilit, ky është shkak për të mos e tepruar me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat