Veshkat, kujdesi për një funksionim të rregullt

Shëndetësia

Veshkat, kujdesi për një funksionim të rregullt

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:49

Veshka është një organ që nuk “ankohet” kurrë edhe kur vuan apo ka filluar të humbasë funksionin e vet. Mbase kjo është një nga arsyet që i lëmë pas dore, ndërkohë që mjaftojnë vetëm disa rregulla të thjeshta për “mirëmbajtjen e tij”. Në Shqipëri jemi ende të pandërgjegjshëm për këtë gjë.

Edhe në botë, ndjeshmëria dhe vëmendja ndaj këtij organi të neglizhuar ka filluar të jetë e pranishme vetëm vitet e fundit. Dhe a e dini pse? Sepse kurimi i sëmundjeve të veshkave me veshkë artificiale (dializë) apo natyrale (transplant), ka arritur të marrë 10% të buxhetit të shëndetësisë, duke i bërë shoqëritë perëndimore të mendojnë shumë për sensibilizimin dhe parandalimin e sëmundjeve të këtij organi që “vret” heshtazi, jo vetëm shëndetin, por edhe ekonominë.

Bibla dhe Shekspiri e dinin që herët rëndësinë e madhe të këtij organi. Bibla dhe Shekspiri shekuj më parë ishin të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij organi. Në librin e shenjtë thuhet: “Zoti, për të gjykuar një njeri, sheh veshkat e tij”. Përse pikërisht veshkat e tij? Sepse veshkat konsideroheshin vendi i temperamentit, i emocioneve, i virtytit. Në veprën “Allegre Comari di Uisdor” të Shekspirit në aktin e 3, tek skena e 5, Falstaff thotë - “a man of my kidneys” ( “burri i veshkave të mia”) - që do të thotë një burrë si unë, me të njëjtat ndjenja me mua dhe ndoshta me të njëjtin karakter.

Nëse Libri i Shenjtë dhe Shekspiri i drejtohen veshkave për të shprehur temperament dhe virtut, një arsye duhet të ketë. Dhe në fakt ka. Vetëm duke parë raportin e njeriut me tokën mund të kuptosh shumë gjëra mbi veshkat. 75% e trupit tonë është ujë e, megjithatë, ne arrijmë të jetojmë në një tokë të thatë pa pasur probleme. Në oqean ishte kollaj, ujë e kripë sa të duash. Në tokë, në fakt, organizmi i njeriut duhet të dijë të ruajë jo vetëm ujin, por edhe kripërat; vetëm veshkat dinë ta bëjnë këtë. Në sajë të tyre, mjafton të pimë vetëm 2-3 litra ujë në ditë dhe ne jetojmë pa probleme.

Të gjitha qelizat e trupit tonë mjaftohen me këtë sasi uji për të kryer funksionet e tyre. Si arrin ky ujë që ne pijmë të shpërndahet në të gjithë trupin, duke i siguruar secilës qelizë sasinë e duhur të ujit dhe kripërave që i nevojiten? Kush i di përmbajtjen dhe nevojat e tyre? Kush e ruan këtë ekuilibër gati hyjnor? Vetëm Veshka. E pra, po të mos ishin veshkat, do të jetonim akoma në moçale e do të ishim të gjithë të fryrë si bretkoca. Janë veshkat që i kanë mundësuar mamiferëve të lënë oqeanet dhe lumenjtë e të jetojnë në tokë.

Pa veshka, toka do të ishte shumë armiqësore për njeriun. Për më tepër, përveçse pimë, ne hamë çfarë duam dhe përsëri është veshka që di të ruajë në çdo sekondë një ekuilibër perfekt midis asaj që na nevojitet dhe asaj që duhet eliminuar. Ja pse veshkat konsiderohen filtri i vërtetë i trupit të njeriut. Ato luajnë rolin e ozonit në planetin tonë. Pa rolin filtrues të këtij të fundit, në tokë nuk do të kishte jetë. Sikurse ozoni filtron rrezet e diellit duke lejuar ngrohtësinë e domosdoshme të diellit dhe duke bllokuar efektet shkatërruese të tij në tokë, ashtu dhe veshka bllokon daljen e lëndëve ushqyese dhe eliminon lëndët toksike të organizmit.

Të dy këto funksione kanë karakterizuar veshkën në shekuj dhe fatkeqësisht veshka është identifikuar vetëm me funksionin filtrues. Por kohët moderne zbuluan që veshkat kanë një sërë funksionesh të tjera: prodhojnë hormone që rregullojnë tensionin dhe volumin e gjakut tuaj. Është kjo arsyeja që çdo individ me tension të lartë të gjakut duhet së pari të konsultohet me mjekun e veshkave. Sot ka bindje absolute, në qarqet shkencore se veshkat janë përgjegjëse për tensionin e lartë të gjakut edhe atëherë kur nuk e gjejmë dot shkakun e vërtetë.

Funksioni i veshkave

- Prodhojnë një hormon që quhet eritropoetinë, e cila stimulon palcën e kockave për të prodhuar rruazat e kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjenin nëpër trupin tuaj. Një individ që ka anemi, duhet të vizitohet patjetër tek mjeku i veshkave.

- Aktivizojnë vitaminën D e cila është e rëndësishme për të pasur kocka të shëndetshme. Të sëmurët me veshka kanë probleme të shprehura kockore.

- Pikërisht roli i veshkës në ekuilibrin e lëngjeve, filtrimin e substancave toksike, në tensionin e gjakut, në anemi dhe në problemet e kockave dhe për më tepër, mënyra e heshtur, e zgjuar me të cilën ajo i realizon dhe koordinon këto funksione do të identifikohej në mënyrë shumë filozofike nga Smith që 100 vjet më parë: “Veshka është organi që në vetvete përmban stofin e filozofisë”.

- Pak kripë, shumë ujë dhe tensionin e kontrolluar për të pasur veshka gjithnjë të shëndosha.

Për të pasur veshka të shëndosha

Pi lëngje dhe ujë mjaftueshëm

Ushqehu shëndetshëm

Mos pi cigare

Mos abuzo me alkool

Mbaje nën kontroll tensionin e gjakut

Ruaj peshën tënde

Nëse me gjithë kujdesin për to, veshkat dëmtohen dhe fillojnë të humbasin funksionin e tyre, mjekimet moderne të marra sa më herët mund të frenojnë sëmundjen. Vitin që shkoi dy studime të Universitetit të Oksfordit publikuan rezultate të shkëlqyera për regjenerimin e veshkave të dëmtuara me qeliza të papjekura, të marra nga palca, duke rrezatuar shpresë për të sëmurët me veshka. Të shpresojmë që shpejt do mund të harrojmë dializën për një alternativë edhe më miqësore për të sëmurin.

Pse karrota është e mirë për organizmin

Karrotat janë lehtësisht të identifikueshme nga ngjyra portokalli e thellë, që tregon se ato përmbajnë sasi të lartë të beta karroten. Ai është një antioksidant kyç që gjendet te karrota dhe ka shumë përfitime për organizmin. Ky perim portokalli është një burim mjaft i mirë i vitaminave dhe mineraleve, të tilla si:

Vitamina A – e njohur për vizionin e shëndetshëm në funksionimin normal qelizor

Vitamina B – ndihmon në konvertimin e ushqimit në energji dhe prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut

Vitamina C – një përforcues natyral i imunitetit

Vitamina K – ndihmon në koagulimin e gjakut

Kaliumi – i cili është një ilaç natyror kundër goditjeve

Kalciumi – ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e dhëmbëve të fortë e të shëndetshëm

Magnezi – ndihmon në prodhimin e energjisë trupore dhe normalizon nivelet e kaliumit

Fibra dietike – të cilat ndihmojnë në lëvizjen e rregullt të zorrëve, ndihmon në dëbimin e toksinave dhe mbeturinave nga trupi. Ul nivelin e kolesterolit dhe parandalon kapsllëkun.

Obeziteti dhe diabeti, problem botëror

“Pacientët që nuk e kuptojnë dhjamosjen e tyre dhe kur kjo dhjamosje nuk është nën kontroll, do të thotë se kjo është sëmundje”, thotë Caroline Apovain, MD, në Qendrën Shëndetësore të Bostonit. Obeziteti është një tendencë e rrezikshme me asnjë zgjidhje në horizont. Obeziteti dhe diabeti po rriten me hapa galopantë rreth e qark globit. Hidhini një sy të dhënave shokuese:

10 vendet me obezitet më të lartë

Më shumë se gjysma e 671.000.000 njerëzve obezë në botë jetojnë në SHBA, Kinë, Indi, Rusi, Brazil, Meksikë, Egjipt, Gjermani, Pakistan dhe Indonezi. Të dhënat tregojnë se që nga viti 1980, numri i personave obezë ka pësuar rritje në 27%. Në të gjithë botën, 37% e të rriturve dhe 14% e fëmijëve janë mbi peshë.

Ishujt e Paqësorit

Këta ishuj nuk janë thjesht një parajsë tropikale. Ato përmbajnë gjithashtu disa nga vendet më të zakonshme për njerëzit mbi peshë. Në Tonga, ku jetojnë rreth 106.000 njerëz, 84% e meshkujve dhe 88% e grave janë mbipeshë. Në Samoa Amerikane, 83% e burrave dhe 85% e grave janë mbipeshë. Hulumtuesit tregojnë se obeziteti në këto vende vjen nga konsumimi i ushqimeve të importuara.

Shtetet që konsumojnë më shumë kalori:

Suprizë! Nuk është SHBA ajo që e kryeson këtë listë për konsumimin e ushqimeve kalorike. Austria: 3784 ,Turqia: 3680, SHBA.: 3639, Egjipt: 3557, Gjermania dhe Italia: 3539. Për të vënë këto numra në kontekst, gratë hanë rreth 1,600-2,000 kalori dhe burra rreth 2,000-2,400, në varësi të moshës dhe sa aktivë janë.

Makinë apo çiklizëm dhe ecje?

Ndërsa 86% e amerikanëve rrinë me orë të tëra në makinë (apo trafik), gati gjysma e kinezëve përdorin çiklizmin apo ecjen për të shkuan në punë. Suedezët, holandezët dhe francezët janë gjithashtu tifozë të ecjeve në distancë pa makinë. Në këto vende shkalla e obezitetit është më e ulët se 20% krahasuar me vendet e SHBA që është 33%.

“Shpërthimi i diabetit”

Globalisht, rreth 387.000.000 njerëz kanë diabet. Kjo është rreth 8,3% e popullsisë së botës. Gati gjysma e tyre nuk e dinë që e kanë. Rreth 60% e të gjithë njerëzve me diabet jetojnë në Azi.

Numri i personave me diabet ka gjasa të rritet akoma më shumë

205 milionë njerëz në mbarë botën priret të marrin diabet nga 2035. Ekspertët po thonë se kjo prirje do të vazhdojë, sepse njerëzit po bëhen më urbanë, më pak aktiv, dhe hanë ushqime të shpejta dhe me shumë kalori.

Diabeti nuk prek vetëm të rriturit

Deri në vitin 2001, vetëm rreth 3% e fëmijëve u diagnostifikuan me diabet të Tipit 2, në ditët e sotme kjo shifër është rritur në 45%. Më shumë fëmijë kanë diabet të Tipit 2 sesa Tipi 1, kjo për shkak të ushqimeve me shumë kalori dhe janë shumë pasivë, nuk kryejnë aktivitete fizike dhe sporte.

Pjesa tjetër është histori

Ndërsa diabeti po rritet dita-ditës në mbarë botën, kjo ka qenë një sëmundje e cila është shfaqur mijëra vjet më parë. Egjiptianët e lashtë e përshkruan diabetin rreth 3000 vjet më parë. Në një papirus, i cili daton rreth 1550 vjet para erës sonë shkruhej: “Për të eliminuar urinë, e cila është shumë e dhimbshme”, një shenjë e zakonshme kjo për rritjen e sheqernave në gjak. Sot, rreth 7.5 milion egjiptianë kanë diabet.

A na ndihmon të qenët optimistë

Kur njerëzit janë shumë optimistë, është më e lehtë për ta t’i bëjnë ballë çdo rrethane. Ekspertët thonë se të menduarit në mënyrë pozitive, ka përfitime të mëdha që shkojnë përtej një qëndrimi që mund të pasqyrohet në fytyrë. Sipas një studimi nga Universiteti i Pitsburgut, njerëzit që mendonin pozitivisht, kishin një rrezik 30% më të ulët se të tjerët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Sipas të njëjtit studim, optimistët kanë tendencën për të jetuar më gjatë se pesimistët.

Nëse jeni pesimist, jeni në kohë për të ndryshuar pamjen, ndjenjën tuaj. Pesimizmi është një sjellje e mësuar, që do të thotë se çdokush mund të mësojë të jetë pesimist. Duhet të shihni anën pozitive të çdo gjëje dhe, nëse diçka nuk shkon ashtu siç duhet, mos e fajësoni veten. Përpiquni të meditoni dhe të përçoni emocione pozitive kudo. Kjo do t’ju ndihmojë të ndjeheni më të lumtur në fund të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat