Arsyet pse duhet ta hani mëngjesin

Shëndetësia

Arsyet pse duhet ta hani mëngjesin

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 10:48

Ngrënia e mëngjesit është gjëja më e rëndësishme e ditës.

Por, gjysma e britanikëve pranojnë se e anashkalojnë atë dy herë më shumë se para tri viteve.

Përkundër paralajmërimeve se mund të ndiheni të përgjumur e të lodhur, dy në pesë të anketuar thanë se nuk mërziten për këtë gjë, krahasuar me një në pesë gjatë vitit 2012.

Këta njerëz ishin më shumë nga Irlanda e veriut, ku vetëm gjysma e tyre hanë mëngjes çdo ditë.

E një histori tjetër është në lindje të Anglisë dhe Skocisë, ku gati 70% e njerëzve hanë mëngjes çdo ditë, kjo sipas hulumtimit të 2000 personave.

Dietologia Lucy Jones ka insistuar se duhet të hahet mëngjes sepse është mirë për shëndetin.

“Mëngjesi me të vërtetë është një pjesë e rëndësishme e ditës”, tha ajo

“Një mëngjes i balancuar ndihmon që ju të ndiheni më të plotë gjatë ditës dhe keni më pak gjasa të sëmurëni”.

Studimi Flahavan tregoi se drithërat mbeten ushqimi më popullor në vend.

Gjysma e të anketuarve thanë se ata hanë rregullisht drithëra me shtesa të shëndetshme të tilla si arra, fara dhe manaferra.

Ndërkohë një në 10 e të anketuarve thanë se ata pëlqejnë të provojnë të paktën një ushqim të ri të shëndetshëm çdo muaj.

Hulumtimet nga revista Good Food në fillim të këtij viti janë gjetur se personat në mes moshave 18 deri 24 kishin më shumë gjasa të harronin se duhet të hahet mëngjes.

E në një studim të 5 mijë të tjerëve rreth 42% në ketë grup moshë kanë rrëfyer se nuk e hanë fare mëngjesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat