Tonifikoni vithet me një lëvizje të vetme!

Shëndetësia

Tonifikoni vithet me një lëvizje të vetme!

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 07:21

Kjo është një nga ato lëvizje gjatë të cilave i ndjen muskujt të të djegin menjëherë. Duket e dhimbshme? Në fakt, është thjesht efektive.
Gjithçka ju duhet është t’i shtoni një litar të gjatë elastik. Është një ushtrim rezistence, që do t’i vërë në punë muskujt e jashtëm të kofshës dhe të të vitheve.

Duhet të mbani me duar fundet e litarit, dhe ta tërhiqni atë me shputën e këmbës. Shpina duhet të qëndrojë në vijë paralele me tokën, dhe këmbën duhet ta ngrini lart derisa të krijojë një vijë të drejtë me shpinën tuaj.

Më pas, kur gjurin ta ulni përsëri, nuk duhet ta mbështesni në tokë.

Përsërisni këto ulje-ngritje në 3 sete, me 15-20 të tilla për secilën këmbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat