Sa herë duhet t’i lani gjërat që përdorni për çdo ditë?

Shëndetësia

Sa herë duhet t’i lani gjërat që përdorni për çdo ditë?

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:32

Kur bie fjala tek gjërat që përdorim çdo ditë, si çarçafët, peshqirët, makinën, telefonin celular, të gjithë pyesim se sa shpesh duhet t’i pastrojmë ato. “Pure Wow”, një faqe që ofron shumë këshilla për mënyrën e jetesës, ka ndërtuar një udhëzues me këshilla se si duhet të veprohet për pastrimin e gjërave që përdorim në jetën e përditshme.
Çarçafët e shtratit ku flemë Sipas “Institute of Home Science”, larja e çarçafëve rekomandohet në çdo 7 ditë, pra një javë. Ata duhet mbajtur të pastër nga pluhuri që akumulojnë dhe nga bakteret që shkaktojnë alergji.

Peshqirët

Tualeti juaj duhet të mbajë aromë të mirë dhe ndikim ka edhe aroma e peshqirëve. Sipas Universitetit të Kalifornisë, kontribuues në aromën e keqe të tualetit, janë edhe peshqirët. Ata grumbullojnë mikroorganizma që kundërmojnë, prandaj duhet që t’i lani 3 apo 4 herë pas përdorimit.

Mbulesat e shtratit tuaj

Larja e mbulesave të shtratit tuaj, është po aq e rëndësishme sa t’i lani çarçafët. Kur ato rrinë në sipërfaqe, grumbullojnë shumë pluhura dhe ju duhet t’i lani ato të paktën 4 herë në vjet, sa herë që ndryshojnë stinët.

Kompjuteri dhe celulari

Nëse nuk e keni ditur, kompjuteri juaj dhe celulari kanë më shumë baktere se tualeti juaj. Një studim nga “Journal of Applied Microbiology”, ka paralajmëruar se 30% e viruseve vijnë nga prekja e tastierës apo e ekranit të celularit. Prandaj, duhet t’i pastroni për çdo ditë të paktën 2 herë në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat