Si ta largojmë erën e keqe të gojës

Shëndetësia

Si ta largojmë erën e keqe të gojës

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 11:04

​Era e keqe e gojës, ose Alitosi shfaqet në çfarëdo momenti të jetës sone dhe shkaqet e shfaqjes së saj janë nga më të ndryshme. Por, shkaku kryesor i erës së keqe të gojës është i lidhur ngushtë me problemet e sistemit të tretjes

Era e keqe e gojës mund të jetë edhe simptomë e diabetit ose e gastridit. Por, në mënyra shumë të thjeshta dhe natyra ju mund ta luftoni këtë veti të keqe.

Karafili

Karafili është alternative më e mirë natyrale. Mjafton të përtypni pak karafil dhe goja do fillojë të ketë aromë më të këndshme.

Erëza bimore

Problem i erës së keqe të gojës është i lidhur ngushtë me sistemin e tretjes, kështuqë është mirë që të konsumoni erëza që ndihmojnë rreth sistemit të tretjes.

Nenexhiku

Një përbërës shumë i efektshëm natyral është edhe nenexhiku. Nenexhiku mund të përgatitet në këtë mnyrë: përzieni një lugë gjelle me nenexhik në një filxhan ujë dhe e zieni për 10 minuta. Lëngun e fituar e konsumoni pas secilit vakt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat